LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PSD-së kërkon nga Komuna e Vitisë të shtojë masat e sigurisë në rrugë

Deputeti i PSD-së kërkon nga Komuna e Vitisë të shtojë masat e sigurisë në rrugë
Foto: Arkiv

Deputeti i PSD-së, Salih Salihu, ka shprehu shqetësimin e tij për mos ndërmarrjen e masave nga Komuna e Vitisë, për të rritur sigurinë në aksin rrugor ku humbi jetën një 19-vjeçar.

Salihu, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar  nga organet komunale, që urgjentisht të ndërmarrin hapat e nevojshëm për rritjen e sigurisë së qytetarëve të fshatrave Drobesh, Gërmovë dhe Sadovinë e Jerlive, që ndahen në mes nga ky segment rrugor!

Aksident i rëndë në Viti, humb jetën një 19 vjeçar
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Viti, humb jetën një 19 vjeçar

Postimi i deputetit Salihu:


“Të nderuar qytetarë të fshatit Drobesh dhe të Komunës së Vitisë!

Lajmi për humbjen e jetës së 19 vjeçarit në aksidentin e komunikacionit në fshatin Drobesh na ka tronditur të gjithëve!

Me këtë rast u shprehë ngushëllime më të sinqerta familjes Misini, të afërmve të tij dhe gjithë fshatit Drobesh!

Por jam shumë i shqetësuar, që për neglizhencën e të parit të Vitisë, për kundër kërkesave të banorëve dhe gjithë neve, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërtuar një oaze apo barrierë të përshtatshme për ngadalësimin e shpejtësisë në këtë segment rrugor shumë të rrezikshëm për fshatin Drobesh, Gërmovë dhe Sadovinë e Jerlive!

Andaj, si deputet i zonës së Vitisë, kërkoj përsëri nga organet komunale, që urgjentisht të ndërmarrin hapat e nevojshëm për rritjen e sigurisë së qytetarëve të këtyre fshatrave që ndahen në mes nga ky segment rrugor!

Me dhimbje dhe pikëllim,

Deputeti juaj Salih Salihu”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Shëndetësi
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Kalo në kategori