LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd – mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd – mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Në Beograd është ndaluar Ivan Vukoviq, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Malit të Zi.

Atë e ka ndaluar Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) e Serbisë.

Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd - pushteti po mundohet t'i frikësojë protestuesit
Lexo po ashtu Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd - pushteti po mundohet t'i frikësojë protestuesit

Këtë informacion e ka konfirmuar për “Vijesti” Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit malazez, Milo Gjukanoviqit.


Në DPS thanë se një person i afërt me Vukoviqin, i cili ishte me të privatisht në Beograd, tregoi se anëtarët e BIA-s e arrestuan atë teksa po dilte nga hoteli “Hilton”.

Sipas një burimi të “Vijesti” që ishte i pranishëm gjatë ndalimit, disa persona me uniformë dhe dy me rroba civile, të cilët u prezantuan si pjesëtarë të BIA-s, e pritën përpara ashensorit dhe e ndaluan.

Vukoviq u shpjegoi atyre se ndodhej në Beograd si shoqërues i një anëtari të familjes për arsye shëndetësore. Ai tha se po përgatiteshin të ktheheshin në Mal të Zi, por pavarësisht kësaj, u ndalua.

Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq
Lexo po ashtu Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Nga DPS thanë për “Vijesti” se nuk kanë informacione për vendndodhjen e tij aktuale dhe po përpiqen të angazhojnë një avokat.

Ndryshe, Vukoviq mbrëmë publikoi një video nga protestat në Beograd në llogarinë personale në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protesta masive në Serbi - gjithçka ndodhi dhe po ndodh atje, minutë pas minute

Protesta masive në Serbi - gjithçka ndodhi dhe po ndodh atje, minutë pas minute

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd - mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd - mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Serbia
Pamjet me dron të protestës në Beograd - kolona kilometërshe të njerëzve

Pamjet me dron të protestës në Beograd - kolona kilometërshe të njerëzve

Serbia
Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd - pushteti po mundohet t'i frikësojë protestuesit

Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd - pushteti po mundohet t'i frikësojë protestuesit

Serbia
Viktima dhe dëme të rënda nga stuhitë në SHBA - tornado dhe breshri kërcënojnë miliona amerikanë

Viktima dhe dëme të rënda nga stuhitë në SHBA - tornado dhe breshri kërcënojnë miliona amerikanë

Amerika
Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Serbia
Kalo në kategori