LAJMI I FUNDIT:

Deputeti gjerman: Formimi i Qeverisë në Kosovë, i vështirë – nuk përjashtohen as zgjedhje të reja

Deputeti gjerman: Formimi i Qeverisë në Kosovë, i vështirë – nuk përjashtohen as zgjedhje të reja

Deputeti i Bundestagut, Thorsten Frei pret që zgjedhjet në Shqipëri të kalojnë më mirë se zgjedhjet e fundit. Për qeverinë Rama ai bën një bilanc të përzier.

Ndër tjerash, gjatë një interviste për Deutsche Welle, Frei ka folur edhe për Kosovën, duke thënë se ai sheh formim të vështirë të qeverisë.

“Formimi i qeverisë do të jetë me të vërtetë shumë i vështirë dhe ndoshta do të ketë rëndësi LDK dhe aleanca e saj. E quaj të gabuar që të bëj parashikime, meqenëse nuk mund të përjashtohen as zgjedhjet e reja. Megjithatë, unë nuk i shikoj aktorët e ish-UÇK-së të kenë dalë më të fortë nga zgjedhjet. Përkundrazi. Aleanca e përbërë nga PDK, AAK dhe NISMA ka humbur dukshëm në krahasim me 2014”.


“Një formim i qeverisë i Thaçit dhe Haradinajt, për shkak të deklaratave refuzuese për koalicion përballë PDK-së në prag të zgjedhjeve, duket thuajse e përjashtuar”.

Deputeti gjerman ka folur edhe rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Dialogu i vizave me Kosovën ka formuluar një rekomandim të qartë për liberalizimin e vizave, sapo të plotësohen edhe dy kushtet që kanë mbetur në Visa Road Map. Veçanërisht ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi ende nuk është bërë, për shkak të gjendjes së paqartë politike të brendshme. Këtu do të jetë e detyrë e qeverisë së ardhshme në Prishtinë, që të organizojë një shumicë dhe që të japë një sinjal të qartë”.

Thorsten Frei është Deputet i Bundestagut Gjerman, i zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë, dhe Nënkryetar i CDU-së për Landin Baden-Vyrttemberg.

Ai është edhe anëtar i Grupit të Punës “Ballkan” në Bundestag.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Kalo në kategori