Një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar qindra euro në dy muajt e fundit të vitit 2021, për shkuarje në seanca e komisione parlamentare. Njëri nga deputetët ka shpenzuar 850 euro për karburant, për vetëm dy muaj.
Pas publikimit të këtyre shpenzimeve, deputetët u kritikuan nga shoqëria civile se po keqpërdorin paranë publike.
Lidhur me këtë temë është deklaruar edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Cakolli vlerësoi se bërja publike e shpenzimeve të karburanteve është veprim pozitiv.
“Bërja publike e shpenzimeve të deputetëve për karburante është veprim tejet pozitiv, meqenëse ndryshe sigurisht nuk do të kishte as rishikim të vendimit e do të vazhdohej me kompensime”, ka thënë ai.
Megjithatë, Cakolli thotë se përkundër që deputetët kanë shpenzuar në karburante, shumica e pikave të rendit të ditës në seanca dështojnë pikërisht në mungesë të kuorumit.
“Siç shihet në këto shpenzime, shumica e deputetëve kanë deklaruar shpenzime të transportit nga të gjitha komunat, ndonëse në anën tjetër shumica e pikave të rendit të ditës në Kuvend dështojnë pikërisht në mungesë të kuorumit, duke përfshirë edhe deputetë nga lista e kompensimeve”, ka potencuar Cakolli.
Cakolli mes tjerash tha se “përveç pagës bazë e cila është mjaft e lartë, marrja e kompensimeve shtesë, por mospërkthimi i tyre në punë efikase në Kuvend, paraqet papërgjegjësi nga ana e deputetëve”.
“Po ashtu, kjo përbën edhe keqpërdorim të parasë publike, andaj do të duhej vendimi në fjalë të ndryshohet sa më parë. Në këtë drejtim, do të duhej të parashiheshin mekanizma të kontrollit ndaj shpenzimeve të tilla, e jo të njëjtat të pranohen blanko nga ana e Kuvendit”, ka deklaruar për Telegrafin, Eugen Cakolli.
Ndërsa, analisti Arton Demhasaj ka thënë se është për të ardhur keq se si deputetët keqpërdorin paranë publike.
“Është për të ardhur keq se si deputetët e Kuvendit të Kosovës e zhvatin buxhetin e Kosovës në këtë mënyrë, me shifra marramendëse, për shpenzime të udhëtimit, thua që këta vetëm në veturë rrinë”, potencoi ai.
Demhasaj tha se ka informacione që disa deputetë marrin kompensime për udhëtime, ndërsa jetojnë në Prishtinë.
“Ka informacione se disa prej tyre madje jetojnë në Prishtinë, e këndej marrin kompensim sikur me jetu në vendet prej nga vijnë. Ky është mashtrim dhe në kësi rasti duhet edhe Prokuroria me hetu për keqpërdorim të parasë publike”, tha ndër tjera ai.
Si përfundim, Demhasaj tha se keqpërdorime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe po vazhdohet edhe tash.
“Andaj, Qeveria nuk mundet me na thanë që është ndalë gjakderdhja financiare sepse po shihet që po rrjedh shumë bile”, shtoi ai.
Ndryshe, sipas Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, ata marrin pagën bazë, pagën kalimtare pas përfundimit të mandatit, kompensimi për pjesëmarrje në seanca dhe në takime të komisioneve, kompensim për funksionet parlamentare, kompensim i shpenzimeve mujore, pensionet suplementare dhe të drejta tjera të përcaktuara më këtë ligj.
Ndër deputetët që kanë shpenzuar më së shumti para në karburante në nëntor dhe dhjetor të 2021 janë: Pal Lekaj, Yllëza Hoti, Hajdar Beqa, Armend Zemaj, Gramos Agusholli, Agon Batusha, Duda Balje, Albana Bytyqi, Artan Abrashi, Fatmire Kollcaku, Haxhi Avdyli dhe Mërgim Lushtaku.
Pas publikimit të këtyre shpenzimeve, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur të tërhiqen nga kompensimi i udhëtimeve, Grupi Parlamentar i LVV-së ka ftuar edhe deputetët tjerë që të veprojnë njëjtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova