LAJMI I FUNDIT:

Deputetët zgjedhin kryeshefin dhe tre anëtarë të KOSTT-it

Deputetët zgjedhin kryeshefin dhe tre anëtarë të KOSTT-it
Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryeshefin e KOST-it dhe tre anëtarët e këtij bordi me mandat katërvjeçar. Të zgjedhurit e popullit përmes votës pozitën e kryeshefit ia besuan Jeton Mehmeti, ndërkaq dy anëtarët tjerë të bordit u zgjedhën Nebih Zariqi dhe Arben Dodaj.

Për shkak të garantimit të barazisë gjinore për bordin e KOST-it në këtë konkurs u votua në dy kuti të ndara, derisa kandidatet gra nuk arritët të marrin votat e nevojshme.


Përkitazi me këtë u kërkua një mendim i komisionit përkatës se a duhet të rikthehet konkursi në pikën zero, apo të ripërsëritet votimi.

Ndërkohë Kuvendi shkoi në pauzë, derisa pritet që në orën 16:00 të diskutohet për rishikimin e buxhetit./KP/