Pos pagës, deputetët e anëtarët e tjerë të Kuvendit, marrin edhe shtesa për shërbime të ndryshe. Vetëm për shërbime telefoni, gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar mbi 16 mijë euro. Qytetarëve kjo shumë u duket e tepruar, derisa tregojnë se sa shpenzojnë ata mesatarisht për telefon.
Nga 80 euro mbushje telefoni i kishin shkuar në janar e shkurt, por pas këtij muaji, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, nuk ishte kompensuar asnjë cent për thirrjet e mesazhet e tij.
Por kolegë të tij, për çdo muaj kanë vazhduar të marrin mbushje telefonike.
Për shembull, Mimoza Kusari-Lila, për çdo muaj ka marrë nga 60 euro për telefon, duke qenë anëtare e kryesisë së Kuvendit, sikur janë kompensuar edhe kolegët e saj Abelard Tahiri nga PDK, Arben Gashi nga LDK dhe Besnik Tahiri nga AAK dhe Enis Kervan nga grupi parlamentar Multietnik.
Në total, secili prej shefave të grupeve parlamentare ka përfituar mbushje telefoni në vlerë prej 720 euro brenda vitit të kaluar.
Ndërsa, kryetari i grupit parlamentar të Listës Serbe, Igor Simic ka marr po ashtu nga 60 euro në muaj deri në muajin gusht, pavarësisht aktivitetit të tij të pakët në Kuvendin e Kosovës.
Kryetarëve të komisioneve parlamentare në muaj u takojnë nga 40 euro për shërbime telefonike, derisa deputetëve nga 30 euro.
Për këta të fundit, brenda një muaji për shërbime telefonike paguhen 3850 euro, ndërsa në total, nga buxheti i shtetit për anëtarët e kuvendit, janë paguar 16 mijë e 140 euro.
Për qytetarët e vendit kjo shumë është e paarsyeshme, derisa tregojnë se sa zakonisht shpenzojnë ata për telefon, e kanë edhe propozime se si të reduktohen ato.
“Duhet kuptuar ata që ka familje që vuajnë për gjëra elementare, njerëzit dalin nëpër televizione kërkojnë ndihmë. A kanë sy a vesh ata”, ka thënë Emin Ramadani.
“Nuk është e drejtë nëse merret si tarifë fikse, ish dashtë me u bo një verifikim se sa ka pas shpenzime ai deputet për thirrjet që ka bo në Kosovë ose jashtë vendit”, ka thënë Granit Januzi.
Monitoruesit e punës së Kuvendit, përmendin se deputetët kanë mundësi që të refuzojnë këto shtesa, e ka shembuj për këtë.
“Mundësia e refuzimit të këtyre benificioneve ekziston dhe është praktik e disa deputetëve, praktikë e cila duhet të vlerësohet lartë nga ana jonë dhe le të jetë mundësi që këto benificione që të mos keqpërdorën nga disa deputet” , ka thënë Arbër Thaçi, hulumtues në KDI.
Beneficionet i takojnë çdo deputeti të Republikës së Kosovës në bazë të ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, që është në fuqi nga vitit 2011./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj