Një debat i nxehtë dhe me mjaft polemika është zhvilluar ndërmjet deputetëve dhe drejtuesve të Bankës Qendrore të Kosovës dhe të atyre të Ministrisë së Financave për projektligjin për institucionet mikrofinanciare dhe për institucionet financiare jo bankare që është shqyrtuar në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Deputetët kanë kërkuar që institucionet mikrofinanciare që veprojnë si OJQ të mos veprojnë më në këtë mënyrë për shkak se që nga paslufta janë institucione fitimprurëse dhe nuk paguajnë tatime për shtetin.
Fillimisht guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka thënë se qëllimi i këtij projektligji është për një sistem stabil financiar.
Ai tha se BQK adreson qartë kriteret për licencimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jo bankare.
“Objektivat me këtë projektligj janë përshtatja e legjislacionit me atë të BE dhe vetëdijesimi i këtyre institucioneve për veprimtarinë e tyre”, ka thënë Mehmeti.
“Për asnjë transformim nuk bëhet fjalë me këtë projektligj. Ky ligj i rregullon të gjitha institucionet mikrofinanca që janë të regjistruar në MTI dhe nuk i rregullon ato mikrofinanca si OJQ të regjistruara në MAP”, ka thënë guvernatori Mehmeti.
Edhe pse Mehmeti tha se BQK mbikëqyrë institucionet mikrofinanciare si OJQ, deputetja e Kuvendit të Kosovës Hykmete Bajrami tha se përfundimisht statusi i institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve jo bankare duhet të ndryshoj për këto institucioni fitimprurëse të cilat nuk paguajnë tatime shtetit qe 15 vjet.
Ndërsa, sipas saj, normat janë tepër të larta prej 23 deri 32 për qind, siç i ka quajtur ajo fajde.
Po ashtu ajo ka ngritur edhe çështjen e pagave të larta të menaxherëve në këto institucione deri 10 mijë euro.
Zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi para deputetëve ka thënë se pajtohet se këto institucione janë të regjistruara si OJQ, që sipas tij, kjo ka ndodhur që prej qeverisjes së UNMIK-ut.
“Pajtohem se ka pasur mjaft parregullsi për 20 vjet në këto OJQ që është ‘gjynah’ çka ka ndodhur, mirëpo duhet ligj i posaçëm për këtë, jo me projektligjin e sotëm që po diskutojmë. Ky ligj që është sot në diskutim nuk bënë zgjidhje të transformimit të OJQ-ve”, tha zëvendësministri Gashi, për të cilën deklaratë pati kundërshtime nga deputetët.
Safete Hadërgjonaj ka thënë se është shqetësuese me donacione prej 121 milionë euro, mikrofinancat OJQ të aplikojnë norma mbi 24 për qind dhe të mos paguajnë asnjë cent shtetit.
Për këtë ajo kërkoi rregullimin me ligj për këto institucione. Kryetari i Komisionit Lumir Abdixhiku ka thënë se për këtë çështje duhet të krijohet një Grup punues dhe të shihen të metat e këtij projektligji, që sipas tij, janë të mëdha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025