LAJMI I FUNDIT:

Deputetët kanë shpenzuar mbi 600 euro për të udhëtuar për në punë

Deputetët kanë shpenzuar mbi 600 euro për të udhëtuar për në punë

Deputetët e përbërjes së re parlamentare, për pesë seanca të mbajtura gjatë muajit mars, nuk kanë hezituar që të kërkojnë shuma të larta për shpenzime të rrugës.

Shuma që kanë kërkuar për këtë muaj kalon shifrën e 600 eurove. Në raportin e siguruar nga Kuvendi i Maqedonisë mund të vërehet se deputeti i OBRM-PDUKM-së, Kërsto Mukovski, ka kërkuar shumë më të lartë për shpenzime të rrugës. Ai për muajin mars, edhe pse janë mbajtur vetëm pesë seanca parlamentare, ka kërkuar 38,590 denarë apo 627 euro, njofton Shenja.


Pas tij radhitet deputeti Agim Shaqiri nga BDI i cili vetëm për shpenzime të rrugës ka marrë 38,190 denarë apo 620 euro. Sasho Pockov i LSDM-së, për muajin mars ka marrë 35,685 denarë, apo 580 euro. Deputeti nga LR PDSH-ja, Surija Rashidi për shpenzime të rrugës për këtë muaj, ka marrë 35,295 denarë apo llogaritur në valutën evropiane, 573 euro.

Pas tij radhitet deputeti Tomisllav Tuntev nga radhët e LSDM-së, i cili ka marrë 34,975 denarë, apo 568 euro për shpenzime të rrugës. Bashkëpartiaku i tij, Vasko Kovaçevski për shpenzime të rrugës ka kërkuar 33,970 denarë, apo 552 euro.

Liljana Zaturoska nga OBRM-PDUKM opozitare ka marrë 551 euro. Ndërkohë, më pak kan harxhuar deputetët, Branko Manajllovski – 3,417 denarë, Zeqir Ramqillovski – 3,745 denarë dhe Sonja Mirakovska – 3,900 denarë.