Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ka nisur zyrtarisht procesi i konstituimit të legjislaturës së re.

Që nga e enjtja, në ambientet e Kuvendit të Kosovës ka filluar regjistrimi i deputetëve të rinj të zgjedhur, si një hap formal që i paraprin seancës konstituive.


Pas deputetëve të LVV-së, sot pritet të vazhdojë regjistrimi me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Regjistrimi i deputetëve të koalicionit AAK-Nisma dhe përfaqësuesve të komuniteteve pakicë është planifikuar për ditën e hënë.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill 2025.

Gjatë kësaj seance, përveç betimit të deputetëve, pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohen strukturat e para parlamentare. /Telegrafi/