Ka dështuar edhe përpjekja e 41-të për konstituimin e Kuvendit.

Pas dështimit të seancë, deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së po vazhdojnë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, në shenje pakënaqësie për ndërprerjen e seancës, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, as në seancën e sotme nuk pati kuorum të mjaftueshëm për formimin e Komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Nga 99 deputetë të pranishëm vetëm 54 prej tyre votuan pro, abstenim dhe kundër nuk pati pasi që pjesa tjetër nuk morën fare pjesë në votim.

Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh./Telegrafi/