Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pagën më të lartë në rajon. Deri në 2 mijë euro arrin paga e tyre mujore.
Paga bazë e deputetëve të Kosovës është mbi 1,400 euro, por kur kësaj i shtohen edhe përfitimet tjera si mëditje për pjesëmarrje në seancë, në mbledhje të komisioneve, si dhe udhëtime jashtë vendit, ajo arrin në rreth 2 mijë euro.
Pas deputetëve të Kosovës të dytët më të paguarit, sipas raportimeve të mediave të rajonit, janë ata të Malit të Zi, paga bazë e të cilëve është 1200 euro, pastaj janë deputetët e Shqipërisë me 1080 dhe të Maqedonisë e Serbisë me 1000.
Derisa një deputet i Kuvendit të Kosovës merr pagën bazë mbi 1400 euro, asnjë nga të zgjedhurit e popullit nuk e iniciojë çështjen e rritjes së pagës në vend, por i vetmi shqetësim për ta del të jetë kërkesa që edhe nëse në mandatin e ardhshëm, ata që nuk arrijnë të bëhen deputet, me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve parashihet të marrin pagën edhe për një vit.
Iniciativat dhe synimet për rritje eventuale të pagave dhe mëditjeve për të zgjedhurit e popullit, për shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e bizneseve janë të pa pranueshme.
Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv nga “Çohu”, konsideron të pa pranueshme idenë që të rriten pagat për deputetët.
Sipas tij, duke pasur gjendjen sociale dhe ekonomike me të cilën është Kosova, nuk është dashur as të iniciohet dhe as të ketë tendencë të inicimit të rritjes të pagave e as mëditjeve të deputetëve të Kosovës.
“Ashtu çfarë i marrin pagat edhe mëditjet sot, ata janë pothuajse më të paguarit në rajon. Kështu që nuk ka qenë koha me mendu tash deputet për të bërë një kornizë të tillë. Madje këtë po e shoh edhe rrezik, sepse kjo ka ndikime edhe buxhetore, edhe nuk është dashtë me u marrë iniciativë e tillë. Aq ma pak ku po shihet që kjo kornizë flet për një kohë pas një viti që është një barrë financiare për Qeverinë e ardhshme”, tha Demhasaj.
Ai po ashtu tha se niveli i papunësisë mund të jetë mbi 50 për qind dhe aparati i punësimit në Kosovë është administrata shtetërore që i ka diku 93 mijë te punësuar, ndërsa, pjesa tjetër nuk kanë ndonjë punë stabile që llogaritet se janë të punësuar.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se janë të papranueshme çdo vendim apo iniciativë për rritje të pagave për deputetët.
“Një vendim i tillë e dëshmon edhe njëherë faktin që Kosova është shndërruar në një hapësirë eksperimentale. Ajo çka është më shqetësuese, është fakti që një eksperiment i tillë vjen nga instanca më e lartë shtetërore që është Parlamenti i Kosovës. Në këtë kohë kur Kosova ballafaqohet me krizë sociale, ballafaqohet me krizë të papunësisë, ballafaqohet me një tentim për t’u larguar Kosova nga gjenerata e re të kemi një rritje të buxhetit për paga dhe mëditje nga Parlamenti i Kosovës. E tëra kjo e dëshmon faktin që në Kosovë në politik hyhet për të përfituar jo për të kontribuar. E tëra kjo mua nuk më befason kur e di çfarë aktiviteti ka pasur parlamenti viteve të fundit“, tha Gërxhaliu.
Ndryshe mendon Haki Shatri, ish ministër dhe deputet.
Ai i ka arsyetuar pagën e një deputeti duke thënë se kanë përgjegjësi në vendime , po sipas tij ka edhe të atillë që nuk e meritojnë pagën që e marrin.
Ditë më parë, sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka prezantuar në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa , Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH), të Kuvendit për vitet 2018-2020, ku në kategorinë e pagave është paraparë të ketë rritje të buxhetit për paga për mandatin pasiv të deputetëve për kompensim.
“Te kategoria e pagave për vitin 2018-të, kemi paraparë 500 mijë euro më shumë. Ndërsa për vitin 2019–të, kemi paraparë 900 mijë euro më shumë po në total është 1 milionë e 400 mijë euro. Kjo rritje është parapara, pra ne e kemi reflektua si kërkesë buxhetore për shkak se në vitin 2018-të përmbyllet afati katër vjeçare i deputetëve edhe në zgjedhjet eventuale këto janë një buxhet i paraparë për paga për mandatin pasiv të deputetëve për kompensim . Është paraparë qysh nga viti 2018-të edhe gjysma e vitit 2019-të që vjen”, tha Krasniqi.
Ashtu si në Kosovë, edhe në Shqipëri sipas ligjit për statusin e deputetit , deputeti përfiton të drejtën e pagës kalimtare dhe pensionit suplementar ligjit nr.7703, datë 11.5.1993. Po ashtu, tek një nen tjetër ata sikurse në Kosovë, paga e deputetit shqiptarë, përbëhet nga paga për pjesëmarrjen e tij në seancë, në komisione dhe në veprimtari të tjera parlamentare. Gjithashtu, ai gëzon të drejtën e shpërblimit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame