LAJMI I FUNDIT:

Deputetët dhe anëtarët e qeverisë bullgare do t’i dhurojnë rrogat derisa të zgjatë pandemia, për të ndihmuar pacientët e infektuar me coronavirus

Deputetët dhe anëtarët e qeverisë bullgare do t’i dhurojnë rrogat derisa të zgjatë pandemia, për të ndihmuar pacientët e infektuar me coronavirus

Rrogën e muajit prill dhe të gjitha rrogat tjera për sa do të zgjatë pandemia e coronavirusit, deputetët dhe anëtarët e qeverisë në Bullgari, do t’i dhurojnë për të ndihmuar pacientët e infektuar.

Së bashku me ta edhe zyrtarë të zyrave politike dhe shefat e agjencive shtetërore bullgare, do t’i dhurojnë rrogat e tyre përderisa t zgjatë gjendja emergjente, transmeton Telegrafi.

Vendimi është marrë pas një debati prej 11 orësh, kur 170 ligjvënësit e parlamentit bullgar që ka 240 ulëse, votuan pro dhurimit të rrogave mujore.


Të gjitha të ardhurat e tyre, do të dërgohen si donacion për Ministrinë e Shëndetësisë, që do të ndihmojë pacientët e infektuar, si dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Gjendja emergjente në Bullgari është dashur të përfundonte më 13 prill, por është zgjatur deri në fund të muajit.

Dhurimi i rrogave të qeveritarëve, që kanë tri herë më të madhe se rroga mesatare në Bullgari, do jetë një ndihmesë e konsiderueshme për trajtimin e kësaj situate. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Kalo në kategori