Qyteti i Mitrovicës ishte nikoqiri i radhës i një grupi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare dhe në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, kanë takuar sot qytetarët e Mitrovicës.
Deputetët Bekim Haxhiu, Arban Abrashi, Xhelal Sveçla, Muharrem Nitaj dhe Milaim Zeka, bashkëbiseduan me mitrovicasit lidhur me kontributin e tyre për çështjet që preokupojnë qytetarët e këtij qyteti dhe më gjerë.
Bekim Haxhiu ka potencuar sferën e arsimit, shëndetësisë dhe zhvillimit ekonomik, për të cilat tha se është fokusuar më së shumti gjatë tre mandateve të tij si deputet.
Ai përmendi edhe Trepçën për të cilën tha se ka ngritur shqetësimet e tij vazhdimisht në Parlamentin e Kosovës.
“Sigurisht që fokusi im në tre mandate ka qenë përmirësimi i arsimit, përkatësisht ngritja e cilësisë në arsim, përmirësimi i sistemit shëndetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik për të pasur një mirëqenie më të mirë të qytetarëve…Në vazhdimësi kam ngritur shqetësimet e mia rreth Trepçës e cila edhe sot është temë aktuale në mbarë vendin… Me një strategji të qartë të zhvillimit të Trepçës do të kemi një Mitrovicë të zhvilluar, por edhe një Kosovë të ngritur ekonomikisht dhe me një perspektivë më të mirë”, ka thënë Haxhiu.
Xhelal Sveçla, konsideroi se qyteti i Mitrovicës përveç plagëve të vjetra, ka edhe plagët e tashme, si mungesën e qarkullimit të lirë të qytetarëve, kolonizimin e veriut, mungesën e kthimit të shqiptarëve në atë pjesë, si dhe gjendjen e rëndë sociale.
“Përveç plagëve të vjetra, Mitrovica ka edhe plagët e tashme, dhe fatkeqësisht mund t’i ketë edhe në të ardhmen…Disa prej problemeve kryesore janë edhe unike. Tashmë kemi problemin e qarkullimit të lirë…kolonizimit të veriut, mungesën e kthimit të banorëve shqiptarë atje, si dhe gjendjen sociale në përgjithësi”, theksoi Sveçla.
Deputeti Muharrem Nitaj, tha se Kosova aktualisht përballet me disa tema që janë të një rëndësie të jashtëzakonshme dhe nacionale.
Sipas tij, institucionet e vendit po bëjnë përpjekje që sa më parë ta mbyllin kapitullin e marrëdhënieve me Serbinë, të arrijë liberalizimin e vizave për qytetarët, si dhe ta formojnë ushtrinë e Kosovës.
“Kosova aktualisht përballet me disa tema që janë të një rëndësie të jashtëzakonshme dhe të një rëndësie nacionale. Qeveria e Kosovës, Parlamenti dhe institucionet e vendit po bëjnë përpjekje që nëse është e mundur sa më parë ta mbyllin kapitullin e marrëdhënieve me Serbinë, dhe të prodhojë një marrëveshje që përfundimisht do të qartësojë disa gjëra mes Kosovës dhe Serbisë dhe besoj se kjo do të ishte një zgjidhje edhe për qytetin më fatkeq në Kosovë, që është Mitrovica. E dyta po shpresojmë se së shpejti do të marrim një lajm të mirë për liberalizimin e vizave…Çështja e tretë është se jemi në rrugë të mirë që të bëhet realitet krijimi I ushtrisë së Kosovës”, sqaroi Nitaj.
Ramadan Istrefi, banor I lagjes ‘Kroi i Vitakut’ në veri të Mitrovicës, I cili aktualisht jeton në jug të qytetit, ka kritikuar deputetët për mos angazhimin sa duhet rreth kthimit të shqiptarëve në veri të Mitrovicës.
“N’daqi me punu për popull, për Trepçë dhe për Kosovën, së pari duhet me I kthy banorët shqiptarë në pjesën veriore. Unë jam qytetar i veriut dhe që 19 vite nuk guxoj me u kthy në shtëpinë time”, tha ai.
Ndërsa Avdi Hasani, ka pyetur deputetët opozitarë nëse do të arrin të jenë unikë për dialogun, në mënyrë që të arrihet zgjidhja më emirë për shtetin e Kosovës.
“A do t’i tejkaloni interesat partiake e grupore dhe në këtë dialog të jeni unik dhe bashkë në mënyrë që të gjithë ta bëni më të mirën për vendin dhe shtetin tonë”, ka pyetur Hasani.
Deputeti Arban Abrashi duke u përgjigjur në pyetjen e qytetarëve rreth unitetit të deputetëve për dialogun, tha se LDK-ja nuk i thotë jo dialogut, por duhet sqaruar në detaje temat për të cilat do të diskutohet.
Ai ka shprehur qëndrimin e tij duke thënë se pala kosovare duhet të insistojë në njohjen e plotë nga ana e Serbisë.
“Si parti ne kemi dal me një qëndrim që duam të dimë akoma më shumë për dialogun. Kjo akoma më shumë nënkupton se duhet me u konsultu edhe një herë me Brukselin, Ëashingtonin dhe Londrën, në mënyrë që të dimë për çfarë tema do të diskutohet, sa zgjat dialogu, dhe çka ne përfitojmë nga ky dialog… Unë personalisht kam qëndrimin tim të cilin e kam thënë edhe në LDK, se ne duhet të kërkojmë njohjen e plotë nga ana e Serbisë…Ne nuk I themi jo dialogut, jemi të gatshëm edhe me udhëheqë vet dialogun, por duhet t’i qartësojmë temat”, ka thënë Abrashi.
Në anën tjetër, deputeti Haxhiu duke u përgjigjur pyetjes se sa kanë bërë deputetët për shqiptarët e veriut dhe kthimin në pronat e tyre, tha se ai ka qenë ideator dhe projektues për kthimin e shqiptarëve në veri.
“Ndjehem mirë se jam njëri nga ideatorët dhe projektuesit e projektit për kthimin e shqiptarëve në veri. Kemi filluar ndërtimin e shtëpive, pastaj bashkë me projektin ‘Ndihmo edhe Ti’ kemi arritur të kthejmë shumë shqiptarë në atë pjesë”, tha Haxhiu.
Ai ka përmendur veç tjerash, pagën e tij dhe 200 euro nga kursimet e djalit të cilat i ka dhënë për Fondin ‘Ndihmo edhe Ti’. /kp/Telegrafi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë
VLEN i reagon Valmir Azirit: Fondet shpërndahen në mënyrë transparente, në mbështetje të artistëve shqiptarë
“Komandant Bjeshka”, kandidat për deputet nga LDK – çfarë e shtyu Fadil Hadergjonajn t’i hyjë politikës
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?