“Pse tash? Është e dukshme që ka edhe diçka tjetër pas gjithë kësaj. Dikush me dikë kanë bërë marrëveshje. Padyshim që kanë qenë edhe paratë në pyetje”, ka thënë Depp, i cili ka bashkëpunuar me Polanskin në realizimin filmit “The Ninth Gate”.

Në një intervistë për Independence, aktori hollivudian ka thënë fjalë të mira për Polanskin, duke thënë se ai nuk është një ‘grabitqar’, por një njeri familjar që ka dy fëmijë dhe një martesë 20-vjeçare. /Telegrafi/