LAJMI I FUNDIT:

Deportohet nga Britania, vrasësi nga Shqipëria i lajmëruar si shqiptar nga Kosova

Deportohet nga Britania, vrasësi nga Shqipëria i lajmëruar si shqiptar nga Kosova

Mediat britanike shkruajnë se Saliman Barçi, 41 vjeç, do të largohet nga Britania pas 14 vitesh që përfitoi dokumente si shtetas nga Kosova.

Autoritetet e migracionit e akuzuan atë se ka “mashtruar qëllimisht”, duke përfituar edhe mbështetje sociale nga shteti britanik.

Në vitin 1997, Barçi ka vrarë dy persona në Burrel, Përparim Ibrahimin dhe Artur Gjokën, duke u thënë se kishte 60 milionë lekë. Më pas, Barçi u largua nga vendi, ndërsa procesi gjyqësor u mbyll në vitin 1998.


Pas rihapjes së procesit gjyqësor, në vitin 2009, u dënua me 25 vite burg për dy vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve ushtarake, dënim i cili u dha në mungesë nga tij. Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin, duke e rikthyer sërish procesin në Gjykatën e Apelit në vitin 2013.

Barçi, i cili ka përdorur emrin Saimir Basha, u arrestua në Britani të Madhe, pasi prokurorët shqiptarë kërkuar ekstradimin e tij korrikun e kaluar.

Më 3 gusht të vitit të kaluar, ai u dënua për posedim kokaine. Ai përfitoi dokumentet si shtetas nga Kosova dhe kur u pyet për këtë, u përgjigj: “Ashtu si çdo shqiptar, edhe unë thash se isha nga Kosova.”

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori