LAJMI I FUNDIT:

Departamenti amerikan i Shtetit me një raport “shumë kritik ndaj Izraelit”

Departamenti amerikan i Shtetit me një raport “shumë kritik ndaj Izraelit”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të paraqes një raport në Kongres i cili thuhet të jetë shumë kritik ndaj Izraelit, por nuk arrin të konkludojë nëse izraelitët kanë shkelur kushtet për përdorimin e armëve amerikane.

Siç është raportuar së fundmi, SHBA-ja po shqyrton përdorimin e armëve nga Izraeli dhe gjashtë vende tjera të përfshira në konflikte të ndryshme të armatosura.

Ky hap vjen pasi edhe administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ishte caktuar të raportonte në Kongres nëse Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar humanitar në Gazë.


Një memorandum i sigurisë kombëtare, NSM-20, i lëshuar nga Joe Biden në shkurt, kërkonte që departamenti t’i raportonte Kongresit se sa të besueshme janë garancitë e Izraelit se përdorimi i armëve amerikane nga ana e tij nuk shkel ligjin e SHBA-së ose ndërkombëtar, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?
Lexo po ashtu A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

Por, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se raporti nuk ka përfunduar ende, andaj po punojnë shumë për ta përfunduar atë.

Ndryshe, Biden ka paralajmëruar se SHBA-ja do të ndalojë së furnizuari me armë Izraelin nëse forcat e tij kryejnë një ofensivë në shkallë të plotë në Rafah.

Ky shënon paralajmërimin më të fortë deri më sot për këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori