LAJMI I FUNDIT:

Deontay Wilder – Luis Ortiz, gjithçka që duhet të dini për rimeçin e shumëpritur

Deontay Wilder – Luis Ortiz, gjithçka që duhet të dini për rimeçin e shumëpritur
Deontay Wilder dhe Luis Ortiz (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Është gjithçka gati që Deonaty Wilder dhe Luis Ortiz ta zhvillojnë ripërballjen e tyre të shumëpritur.

Meçi që zhvillohet në MGM Arena të Las Vegasit, do të fillojë të dielën në ora 4:00 të mëngjesit sipas kohës tonë lokale.

Dyshja ishin takuar në mars të vitit të takuar, gjersa Ortiz i kishte shkaktuar shumë vështirësi kampionit në fuqi, me Wilderin që fitoi në raundin e dhjetë me nokaut teknik.


Deontay Wilder dhe Luis Ortiz (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Amerikani do ta vë sërish në lojë titullin e tij WBC ndaj kubanezit, por qëllimi i tij është që të përballet me Anthony Joshuan që më 7 dhjetor do ta ketë rimeçin ndaj Any Ruizit.

ESPN raporton se Wilder nga kjo përballje do të fitojë 2.7 milionë euro, për dallim nga Ortizi që do të marrë vetëm 1.7 milionë.

Deontay Wilder dhe Luis Ortiz (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, fitimet nuk do të ndalen me kaq, të drejtat e marketingut dhe ato televizive do të bëjnë që amerikani t’i fitojë 18 milionë euro për dallim nga kubanezi që do t’i marrë 6.3 milionë.

Nga përballja e parë që ishte zhvilluar në vitin 2018, Wilder kishte fituar një shumë të vogël, rreth 1.8 milionë, ndërsa Ortiz kishte marrë vetëm 450 mijë euro.

Deontay Wilder i buzqeshur teksa nokautoi Luis Ortizin me 3 mars 2018 në Barclays Center, New York (Foto: Getty Images)

Nga matjet që u zhvilluan të premten mbrëma, Ortiz peshonte rreth 107 kilogramë, në anën tjetër Wilder kishte peshën prej 99 kilogramë.

Boksieri amerikan ende nuk e di çfarë është humbja pasi ka fituar 41 përballje me nokaut, derisa një ka përfunduar me barazim dhe ajo ishte ndaj Tyson Furyt.

Deontay Wilder rrëfen momentin e vështirë në duelin e parë kur për pak sa nuk u nokautua nga Luis Ortiz
Lexo po ashtu Deontay Wilder rrëfen momentin e vështirë në duelin e parë kur për pak sa nuk u nokautua nga Luis Ortiz

Wilder e ka paralajmëruar Ortizin para përballjes së tyre duke thënë: “Ai e di çfarë ndodhi në përballje  e parë, ai e di çfarë do të ndodhë në takimin e dytë. Nuk do të kem mëshirë ndaj tij”

“Ortizi më pas i është kundërpërgjigjur: Nuk kemi çfarë të thermi më shumë. Nesër është nata jonë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Real Madridi dhe Atletico startojnë me më të mirët në dispozicion - formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Atletico startojnë me më të mirët në dispozicion - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Serie A
Kalo në kategori