Gjykata Themelore, të mërkurën, ka dënuar Eset Berishën me 3 vjet e 3 muaj burg për ndarjen e 53 milionë eurove shtesë në konsorciumin ‘Bechtel-Enka’ për ndërtimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’.
Pas vendimit, Berisha në Tv Dukagjini, ka theksuar se vendimi i gjykatës është i pasaktë dhe i pabazuar në fakte dhe prova.
Sipas tij, gjykata ka shkelur nenin 3 të kodit të procedurës penale.
“Nuk është i bazuar as në fakte as në prova të cilat janë administruar gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, dhje të cilat kanë dhënë një drejtim krejt të kundërt nga akuzat e prokurorisë më të cilat në jemi ngarkuar si të akuzuar. Gjykata me vendimin e sotëm e shkeli nenin 3 të kodit të procedurës penale, me të cilin parashihet që në mungesë të fakteve apo mëdyshje rreth fakteve apo rreth çështjeve të ndryshme të çështjeve ligjore interpretohen në favor të pandehurit, në këtë rast Gjykata përmblidhi mungesën e fakteve dhe provave në raport me fajësinë e të akuzuarve me konstatimet e veta të pambështetura në fakte dhe as në prova”, ka deklaruar Berisha.
Berisha mes tjerash ka akuzuar se ky vendim është i Qeverisë.
Ai ka thënë se Qeveria ka rreth 200 të punësuar për të vlerësuar dhe verifikuar dokumentet para se të merret një vendim, duke refuzuar kështu “mashtrimin e qeverisë”.
“Vendimi është i Qeverisë, nuk mund të pretendohet se as Prokuroria as Gjykata nuk mund të pretendoj të thotë se Qeveria është mashtruar është lajthitur nga të pandehurit për shkak se qeveri ai ka të paktën 200 të punësuar brenda ndërtesës së qeverisë pra sekretariatit koordinues qendror nëpër të cilat kalojnë të gjitha dokumentet para se të merret një vendim. Nëse Kosova dhe Qeveria e këtij vendi është aso qeverie që të marrë vendim pa u informuar mirë, atëherë unë nuk kam fjalë as perspektivën e këtij vendi, as të kësaj qeverie”, ka thënë ai.
“Unë patjetër se do ta apelojmë vendimin në Gjykatën e Apelit, në të cilën shpresojmë shumë se do të ketë shumë më shumë profesionalizëm sesa në Gjykatën Themelore, ju e patë arsyetimin e Gjykatës nuk ishte i bazuar në fakte dhe në prova por në thashetheme interpretohen bisedat e anëtarëve të komitetit drejtues mes veti rreth një raporti, në këto arsyetime nuk mund të mbështet një vendim i mirëfilltë gjyqësor sidomos në procedurë penale”, ka deklaruar tutje Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës