LAJMI I FUNDIT:

I dënuar në Milano për drogë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

I dënuar në Milano për drogë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Xhesian Abedini 26 vjeç, është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Gjatë operacionit të koduar ‘Milano’ policia ka arrestuar në rrugën “Rexhep Pinari” dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin, Xhesian Abedinin.


Abedini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake, Milano, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. /Telegrafi/