LAJMI I FUNDIT:

I dënuar me 25 vjet burg në Itali, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

I dënuar me 25 vjet burg në Itali, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Koordinatat”, duke vënë në pranga një person të dënuar me 25 vjet e 8 muaj burg në Itali.

Sipas njoftimit të policisë, është vënë shtetasi Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr., 13 Durrës, pasi autoritetet gjyqësore të Perugia-s, Itali, pas dhënies së vendimit për dënimin e 55-vjeçarit me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /Telegrafi/