Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, për vjedhjen e 2.1 eurove nga Thesari i Shtetit, duke i dënuar me 21 vite burgim dhe 41 mijë e 500 euro gjobë.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka thënë për Telegrafin se i akuzuari Labinot Gruda është shpallur fajtor duke u dënuar me dënim unik prej dhe 11 vite burgim efektiv dhe 8 mijë e 500 euro gjobë. Po ashtu, të njëjtit iu shqiptua dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike për 6 vite. Ndërsa, Kadri Shala u dënua me 10 vite burgim efektiv, 33 mijë euro gjobë.
Ndryshe, në komunikatën e lëshuar, thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit L.G për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 dhe paragrafi 3 pika 4 në lidhje me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Hyrja në sistemet kompjuterike nga neni 327 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes nga neni 336 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Shpëlarja e parave nga neni 302 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, lidhur me veprën penale të Pastrimit të parave nga neni 56 i Ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës, si dhe kundër të akuzuarit K.SH. për veprën penale të Ndihmës nga neni 33 paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1 të të Kodit Penal të Republikës se Kosovës në ndërlidhje me veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës dhe veprës penale se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Shpërlaja e parave nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me veprën penale të Pastrimit të parave nga neni 56 i Ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.
“I akuzuari L.G. (Labinot Gruda) është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) viteve dhe dënim me gjobë në shumë prej 8.500 ( tetë mijë e pesëqind ) euro për veprat penale të cekura si më lartë, të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afatin prej 30 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, po ashtu i shqiptohet dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose ne shërbimin publik për periudhën 6 vjeçare, nga dita kur aktgjykimi të marrë formën e prerë, koha e kaluar në vuajtje të dënimit nuk llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi plotësues”, thuhet nw komunikatw, transmeton Telegrafi.
Ndwrsa, i akuzuari K.SH. (Kadri Shala) është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 33.000( tridhjetë e tre mijë euro) për veprat penale të cekura si më lartë, të cilin dënim është i obliguar që ta paguaj në afatin prej 30 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Më tej thuhet se “konform nenit 79 paragrafi 1 të KPK-së të pandehurit L.G i llogaritet koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 20.10.2020, ndërsa të pandehurit K.SH nga data 26.10.2020, të pandehurve L.G dhe K.SH iu vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi por jo më shumë se dënimi i shqiptuar”.
Gjithashtu sipas vendimit, konfiskohet dobia pasurore e fituar nga vepra penale që gjendet në posedim të palës së tretë konkretisht mjetet monetare të ngrira sipas urdhëresës së gjykatës si mjete të cilat kanë rrjedhë nga aktiviteti kriminal i të pandehurve dhe të njëjtat transferohen në buxhetin e Republikës së Kosovës, Konfiskohet dobia pasurore e fituar nga vepra penale që gjendet në posedim të palës së tret konkretisht mjetet monetare të arkëtuara nga bankat komerciale për pagesën/mbylljen e kredisë apo overdraftit (mbitërheqjes), mjete të cilat rrjedhim nga aktiviteti kriminal i të pandehurve dhe janë përdorur për të paguar obligime bankare dhe të njëjtat ri- kthehen/transferohen në buxhetin e Republikës së Kosovës, konfiskohet Automjeti i tipit “Audi A4”, Automjeti i tipit “Audi A5” Sport Back, Automjeti i tipit “Audi A%” Sport Back dhe Automjeti i tipit “Taureg”.
Obligohen të pandehurit që të dëmtuarës Ministria Financave Punës dhe Transfereve – Thesari i Kosovës, në mënyrë solidare t’ia kompensojnë dëmin e shkaktuar deri në përmbushjen e përgjithshmen të vlerës prej 2,077,995.90 euro, duke mos përfshirë paratë e konfiskuara në afatin prej 90 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit, ankesa bëhet përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ndryshe, prokuroria dhe mbrojtja nuk kishin arritur marrëveshje për pranim të fajësisë lidhur me këtë çështje.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 tetor 2021, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve Labinot Gruda dhe Kadri Shala.
Në aktakuzë thuhet se Gruda, ngarkohej për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” dhe “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e shpëlarjes së parasë dhe financimin e terrorizmit, në bashkëkryerje me të pandehurin Shala.
Ndërkaq, thuhet se Shala, akuzohej për veprat penale “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes se Parasë dhe Financimin e Terrorizmit, në bashkëveprim me të pandehurin Gruda, dhe “Ndihma”, në ndërlidhje me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në aktakuzë, sipas “Betimi për Drejtësi”, thuhet se Labinot Gruda veprat penale që i vihen në barrë i kreu në cilësinë e personit zyrtar, me pozitë menaxher i tavolinës ndihmëse për Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK) në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve-Thesari i Shtetit. Ndërsa, Kadri Shala ishte i autorizuar ligjor në kompaninë “LDA Group SHPK”.
Sipas PSRK-së, si pasojë e veprimeve inkriminuese të të pandehurve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë.
“Lidhur me këtë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar konfiskimin e katër (4) veturave, të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës, si dhe nga ana e të pandehurve të bëhet kompensimi i humbjes apo dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës, deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale, ose në të kundërtën, gjykata lidhur me këtë të konfiskojë çdo pasuri të të pandehurve deri në kompensimin e plotë të dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhej në komunikatën e PSRK-së.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Labinot Gruda më 9 tetor 2020, me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme të dobisë pasurore për vete dhe të tjerët, dhe për t’i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës ka ndërhyrë në ndarjen buxhetore, dhe ka transferuar shumën prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë, në llogarinë bankare në emër të “LDA GROUP”, SH.P.K.
Sipas aktakuzës, Gruda është kyçur në SIMFK dhe ia ka shtuar userit të tij mundësinë e shtimit të klasës funksionale në sistem, me ç’rast ka regjistruar furnitorin “LDA GROUP” SH.P.K, më pastaj ka krijuar përdoruesit fiktiv përmes të cilëve ka ndërmarrë veprimet për qasje për urdhër-blerje, për pranim të mallit dhe krijim të kuponave të shpenzimit, si dhe ka ndërruar fjalëkalimin e përdoruesit ekzistues “FAZLIUF” (Fadil Fazliu), i cili kishte qasje në sistem si zyrtar certifikues i Ministrisë së Infrastrukturës, përmes të cilit ka certifikuar kuponët e shpenzimit për operatorin “LDA GROUP” SH.P.K., me ç’rast Thesari i Kosovës sipas procedurave standarde të SIMFK-së, ka ekzekutuar pagesat në llogari të këtij operatori.
Kurse, Kadri Shala akuzohej se më 9 tetor 2020 me dashje dhe me qëllim të krijimit të kushteve dhe mundësive për realizimin e veprimeve inkriminuese të të akuzuarit Gruda, i ka ndihmuar të njëjtit duke i dhënë në dispozicion të dhënat e plota për subjektin juridik “LDA GROUP” SH.P.K, dhe llogarinë bankare të të njëjtës, ku person i autorizuar i të cilës me kompetenca të plota është i akuzuari Shala, me ç’rast i ka mundësuar të akuzuarit Gruda që paratë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centëm t’i transferojë në mënyrë të kundërligjshme në llogarinë bankare të këtij subjekti.
Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit Gruda dhe Shala nga 9 deri më 15 tetor 2020, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit, lëvizjes ose pronësisë së parave të transferuara në mënyrë të kundërligjshmem fillimisht Gruda i ka transferuar këto para në llogarinë bankare të “LDA GROUP”, e më pastaj Shala në emër të blerjes, huazimit, avansit, donacionit dhe kryerjes së obligimeve, i ka transferuar në llogari të ndryshme bankare të personave fizik dhe juridik dhe atë brenda Kosovës shumën prej 1 milion e 416 mijë e 413 euro e 64 centë dhe jashtë saj shumën prej 440 mijë euro, si dhe ka tërhequr nga banka shumën prej 221 mijë e 582 euro e 26 centë, gjoja për pagesa dhe nevoja të kompanisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës