Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, në emision “Kallxo Përnime” ka rrëfyer se si ka ndodhur dhunimi seksual në Vushtrri, për të cilin dje u dënua me 10 vite burg ish-polici serb Zoran Vukotiq.
Sipas asaj që ka thënë prokurorja, Zoran Vukotiq ka qenë punëtor referent në Gjykatën e Vushtrrisë dhe në kohën e luftës në Kosovë ai ka qenë pjesëtar i Policisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
“Me datën 22 maj 1999 ka qenë prezent tek varrezat e myslimanëve në Vushtrri, ku së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore, paramilitare, ka marrë pjesë në dëbimin e qytetarëve civilë shqiptarë, të cilët pastaj i kanë tubuar te varrezat, i kanë detyruar të ulen në tokë, ku sipas një dëshmitari, të cilin e kemi dëgjuar gjatë seancës gjyqësore Vukotiqi e ka marrë një shkop nga një civil, i cili ishte i mbështetur në atë shkop dhe ka filluar me i goditë civilët, të cilët ishin të ulur në tokë, i godiste pa shiku kë dhe ku po i godet”, ka treguar prokurorja.
Prokurorja tregon se forcat serbe i kanë ndarë qytetarët dhe i kane vendosur në kamionë.
“Pastaj forcat serbe i kanë ndarë njerëzit e rinj, i kanë ngarkuar në kamionë dhe i kanë dërguar në burgun e Smrekonicës, përderisa qytetarët e mbetur aty i kanë detyruar me u rreshtu në një kolonë para një shtëpie dykatëshe, nga kjo kolonë kanë nxjerrë femra të reja, të bukura, i kanë futur brenda në shtëpi dhe i kanë dhunuar”, ka thënë ajo.
Në momentin kur viktima e dhunës seksuale është shtyrë për të hyrë në shtëpi ka qenë shtatzënë dhe ka pasur një fëmijë në duart e saj.
“Edhe viktima jonë në rastin konkret kur ka hyrë në atë shtëpi, në korridor ia kanë marrë nga krahu beben, të cilën e mbante ajo në krah, e kanë përplasur për dysheme, ndërsa viktimën Vukotiqi e ka tërhequr në katin e dytë, ku me ndihmën e një personi tjetër, po ashtu polic, e ka dhunuar në mënyrën më të egër të mundshme dhe më mizore. Viktima ka qenë shtatzënë në kohën e dhunimit dhe si pasojë, pas disa muajsh ajo i ka humbur foshnjat, sepse i ka pasur dy djem binjakë”, ka treguar prokurorja.
Prokurorja ka thënë se viktima ka deklaruar se edhe pesë gra të tjera të zhveshura janë dhunuar nga pjesëtarë të tjerë policorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker