LAJMI I FUNDIT:

Dënim për kontrabanduesit që transportuan heroinë në shishet për fikjen e zjarrit (Foto)

Dënim për kontrabanduesit që transportuan heroinë në shishet për fikjen e zjarrit (Foto)

Gjykata në Warwickshire të Anglisë i ka dënuar tre kontrabandues që tentuar të transportojnë heroinë në vlerë të një milion funteve, të fshehur në shishet që shfrytëzohen për fikjen e zjarrit.

Hetuesit thanë se përpjekjet e tyre ishin shumë të koordinuara, që të përfundojnë me sukses këtë ‘operacion të sofistikuar transporti’, transmeton Telegrafi.


Njëra prej shisheve e mbushur me heroinë

Mirëpo, ata u zbuluan teksa përdornin të komunikonin përmes telefonit me anë të shifrave, gjë që zgjoi dyshime për aktivitetin në të cilin janë përfshirë.

Të dyshuarit nuk ishin të panjohur për forcat e rendit dhe përgjoheshin vazhdimisht, sepse edhe më herët kishin qenë të ndërlidhur me nëntokën e drogës.

Conrad Jones është lideri i grupit që u dënua me 16 vjet e gjysmë, pasi në makinë ia gjetën dy shishe që kishin nga dhjetë kilogramë të masës së ndaluar. Ndihmësit e tij janë dënuar me tetë dhe dhjetë vjet burg. /Telegrafi/