LAJMI I FUNDIT:

Dënim me burg për dy dhunuesit nga Shtipi

Dënim me burg për dy dhunuesit nga Shtipi

Dy dhunuesit që postuan një video në Shtip duke rrahur një vajzë 21-vjeçare në hyrje të një ndërtese sot u dënuan për herë të parë me dy vjet e gjysmë burg.

Dy ditë më parë, ata pranuan fajësinë dhe menjëherë ishte caktuar seanca për caktimin e aktvendimit.


Incidenti ndodhi në janar, por videoja u postua në mediat sociale më 2 prill, pas së cilës policia i arrestoi, ndërsa gjykata dy herë u caktoi paraburgim.

Të dy shtipjanët janë të moshës 23 dhe 26 vjet dhe u akuzuan për dhunë dhe u paraburgosën në burgun e Kumanovës./Telegrafi/