LAJMI I FUNDIT:

Sanohet gypi i Termokosit, objekteve në qendër të Prishtinës u lëshohet ngrohja

Sanohet gypi i Termokosit, objekteve në qendër të Prishtinës u lëshohet ngrohja

Lajmi i përditësuar / Është sanuar gypi i Termokosit që la disa objekte në qendër të Prishtinës.

Këtë e konfirmuar kryeshefi i ngrohtores, Fisnik Osmani për të shtuar se tashmë këtyre objekteve u është lëshuar ngrohja.

“Tashmë gypi është sanuar. Këtyre objekteve në qendër të Prishtinës u është lëshuar ngrohja”, tha Osmani. /Telegrafi/

Disa objekte në qendër të Prishtinës që janë të lidhura me Termokosin, që nga mbrëmë kanë mbetur pa ngrohje.

Lajmi për Telegrafin e ka konfirmuar kryeshefi i ngrohtores, Fisnik Osmani duke shtuar se janë duke punuar që brenda ditës të sanohet problemi.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 e kemi identifikuar një rrjedhje në gypat e ngrohjes. Tashmë është lokalizuar dhe jemi duke e sanuar problemin, besoj se brenda ditës. Pjesa që ka ndodhur është në disa objekte në qendër të Prishtinës, pra problem me ngrohje kanë vetëm disa objekte”, tha Osmani. /Telegrafi/