LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 32° fair_day

Dëmtimi i gypit në fshatin Qerim, shkak i ndërprerjes së ujit në Gjakovë, Rahovec dhe fshatrat e Lumbardhit

Dëmtimi i gypit në fshatin Qerim, shkak i ndërprerjes së ujit në Gjakovë, Rahovec dhe fshatrat e Lumbardhit

Si pasojë e një dëmtimit të gypit kryesor që bënë furnizimin me ujë në fshatin Qerim, Gjakova, Rahoveci dhe fshatrat e Lumbardhit kanë mbetur pa ujë të pijes.

Për të kuptuar se si qëndron situata me dëmtimin e këtij gypi si dhe për të marrë më shumë informacione se kur pritet të ri-kthehet furnizimi me ujë të pijes në lokacionet e lartëpërmendura, Telegrafi ka kontaktuar me KRU “Gjakova”, të cilët në përgjigjet e tyre fillimisht kanë përmendur shkaqet e prishjes së gypit.

“Dëmtimi i gypit në fshatin Qerim, ka ndodhur për shkaqe natyrore kryesisht nga vjetërsia e gypit.”, thuhet fillimish në përgjigjjen e KRU “Gjakova” dërguar Telegrafit.


Ndërsa nga kompania në fjalë poashtu kanë bërë të ditur se kur pritet të kthehet furnizimi me ujë të pijes për lokacionet që aktualisht u është ndërprerë ky shërbim.

“Zakonisht kur kemi defekte të këtij lloji punimet zgjasin sepse bëhet fjalë për gypin kryesor furnizues i madhësisë DN 1100. Ekipet janë mobilizuar që nga orët e para të mëngjesit me të gjitha kapacitetet e nevojshme. Me progresin që kanë arritur punimet deri më tani, pritet që furnizimi të rikthehet në orët e para të mbrëmjes.”, bëhet e ditur në përgjigjjen e KRU “Gjakova” , raporton Telegrafi.

Ndër të tjera KRU “Gjakova” bën të ditur se janë mobilizuar në ofrimin e furnizimit të përkohshëm me ujë përmes cisternës aty ku është e domosdoshme./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Evropa
Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Rajoni i Gjakovës
Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Premier League
Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

Politikë
Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori