Skuadra e Partizanit ka zyrtarizuar ditën e sotme trajnerin e ri Mark Luliano.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambientet e klubit, i pranishëm ka qenë edhe presidenti Gazment Demi, i cili është shprehur optimist në lidhje me emërimin e teknikut të ri në stolin e të kuqve. Demi deklaroi se Luliano ka më shumë energji dhe e ka marrë seriozisht punën për të ndihmuar skuadrën drejt ecurisë pozitive në kampionat dhe Kupat e Evropës.
Gjithashtu presidenti i të kuqve ka folur edhe për largimin e trajnerit Starova duke deklaruar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit, si dhe për postin e ri drejtues të ish-drejtorit të përgjithshëm Genc Tomori, transmeton PanoramaSport.
Demi është ngacmuar nga gazetarët për mungesën e derbit me Tiranën dhe ai ka propozuar që të organizohet një kupë vetëm për derbin.
Emërimi i Lulianos?
“Partizani s’ka arritur të marrë akoma një trofe, jemi lodhur duke qenë të dytët apo të tretët, pavarësisht se kemi qenë në garë deri në momentet e fundit. Pa hequr dorë nga gjërat që janë bërë në të shkuarën, shoqëria ka filluar të bëjë një organizim të ri, në vrazhdën dhe të investimit të madh në akademi. Luciano Moggi do të jetë këshilltar i përgjithshëm jo vetëm për skuadrën e parë, por për të gjithë sport klub Partizanin.
Zotëria na solli një djalosh simpatik në pamje, por që flitet që është edhe një trajner i niveleve të mira për kushtet e futbollit shqiptar. Shpresoj që këtë vit të fitojmë titullin kampion dhe të ecim sa më larg në Kupat e Evropës. Luliano ka një eksperiencë 10-vjeçare si trajner, e ka marrë shumë seriozisht punën për ta ndihmuar skuadrën që të ecë sa më mirë. Të gjitha do t’i tregojë koha, ne të gjithë si drejtues, jemi seriozë për një ecuri sa më të mirë të Partizanit.”
Largimi i Starovës?
“Për sa i përket Starovëz, do të jetë në stafin e Partizanit, por nuk dua të flas për zhgënjimet e sezonit të kaluar pasi sot do prezantojmë trajnerin e ri. Luliano ka energji më të madhe se trajnerët e tjerë, si dhe pamjen e ka më simpatike si dhe shumë serioz.”
Rikthimi i Genc Tomorit?
“Genc Tomori nuk është larguar asnjëherë nga Partizani. Edhe kur unë nuk kam qënë, ai ishte pjesë e klubit. Genci në qoftë se ka dhënë dorëheqjen nga drejtor i përgjithshëm, është një njeri me karakter, që nuk mund ta lerë presidentin dhe ndërrmarjen në rrugë. E sigurt është që ai do të jetë brenda Partizanit, nuk ka rëndësi posti.”
Mungesa e derbit?
“Kam një opinion të bëjmë një kupë vetëm për derbin. Patjetër që do më marri malli për të.”
Titulli që iu hoq Skënderbeut?
“E dinë këto të Federatës, duhet të mblidhet Komiteti për të vendosur për të. Kam besim Federata është serioze.”
Zgjedhja mes titullit dhe stadiumit që po ndërtohet?
“I dua të gjitha, edhe titullin edhe kupën edhe stadiumin. Por për mua personalisht, kompleksi i ri që po ndërtohet është trofeu më i madh.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Roma eliminon Porton nga Liga e Evropës, siguron kalimin në fazën e eliminimit direkt

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola ‘ka vendosur të largojë tetë lojtarë’ nga Man City

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas ‘marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje’

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij