LAJMI I FUNDIT:

Demi Lovato vjen me një ndryshim drastik në flokë

Demi Lovato vjen me një ndryshim drastik në flokë

Pasi shfaqi flokët e gjatë biondë në “People’s Choice Awards” fundjavën e kaluar, Demi Lovato ndryshoi plotësisht pamjen e saj.

Këngëtarja postoi flokët e saj të reja gjysmë të rruar, biondë në Instagramin e saj.


“Unë bëra diçka” shkroi ajo, duke ndarë një pamje të modelit të saj të ri flokësh nga mbrapa.

View this post on Instagram

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato)


Pastaj ndau edhe një foto nga para.

View this post on Instagram

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato)


Ndryshimi i flokëve të Lovato vjen pasi ajo bëri shaka për fejesën e saj të përfunduar dhe karantinën gjatë vitit, gjatë monologut të saj të hapjes në shfaqjen e çmimeve.

Fjalimi i saj bëri titujt e mediave, pasi ishte hera e parë e Lovato që adresonte me të vërtetë fundin e marrëdhënies së saj me Max Ehrich publikisht. /Telegrafi/