LAJMI I FUNDIT:

Demi Lovato shpon hundën për herë të parë

Demi Lovato shpon hundën për herë të parë

Pasi preu flokët e saj dhe u bë bionde, Demi Lovato po vazhdon që të sigurohet se ndryshimet e saj do të mbahen mend shumë gjatë.

Gjatë fundjavës, këngëtarja zbuloi një shtesë të re të shkëlqyeshme në koleksionin e saj mbresëlënës të tatuazheve dhe vathëve.

Në Instagram, Demi ndau disa fotografi, duke treguar me delikatesë një shpim të thjeshtë diamanti në hundën e saj.

Shpimi i ri i Demit, i kombinuar me flokët e saj të zbardhura, i ka dhënë yllit të pop-it një pamje tërësisht të re.

Përveç ndryshimeve në pamje, Demi këtë vit është komentuar shumë edhe për ndarjen nga i fejuari i saj. /Telegrafi/