Këngëtarja Demi Lovato, është kthyer në gjendje stabile dhe është afër familjes së saj pasi u hozpitalizua më herët gjatë të martës.

Një burim i afërt i familjes Lovato më parë i ka thënë CNN se hospitalimi i këngëtares ishte si reazultat i mbidozës me narkotikë.


demi lovato 4

“Demi është zgjuar dhe afër famljes, që duan të falënderojnë të gjithë për dashurinë, lutjet dhe mbështetjen.

“Disa prej informacioneve që janë raportuar janë të pasakta dhe familja e saj kërkon privatësi dhe jo aspekulime teksa shëndeti dhe rikuperimi i saj janë gjërat më të rëndësishme tani për tani”, u shpreh një përfaqësues i këngëtares.

Departamenti i Zjarrit i Los Angelesit konfirmoi për CNN se pranoi një thirrje në ora 11:22 të mëngjesit të 24 korrikut për një emergjencë mjekësore, duke transportuar një femër 25 vjeçare në spital.

demi lovato 3

Ajo ishte këngëtarja Demi Lovato dhe një zyrtar tjetër policor i ka thënë CNN se ajo gjendet në qendrën mjekësore Cedars-Sinai. Ajo është stabile, e vetdishme dhe po frymon, konfirmoi zyrtari.

I kontaktuar nga CNN një burim i afërt me këngëtaren mohoi se ajo ka vuajtur nga mbidoza e heroinës.

demi lovato 1

Hospitalizimi i Lovatos vjen vetëm pak javë pasi këngëtarja, që vuajti nga abuzimi me narkotikët, zbuloi se ajo së fundmi ka pasur probleme.

Lovato që mbush 26 vjet muajin e ardhshëm ka thënë në mars se ajo festoi plot gjashtë muaj e kthjellur dhe pa alkool e narkotikë. /Telegrafi/