LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: Thaçi po i kërcënon Haradinajn dhe Veselin me rrëzimin e Qeverisë (Video)

Demhasaj: Thaçi po i kërcënon Haradinajn dhe Veselin me rrëzimin e Qeverisë (Video)

Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu”, ka thënë se interesi i Thaçit mund të jetë që Veselit të jetë lider më i dobët se ai.

“Ndoshta qëllimi i z.Thaçi është që vërtet me dëshmuar që z.Vezeli ka qenë një lider i dobët, e që nuk ka mund të reformojë partinë, kështu që të sjellë një lider tjetër që është shumë më luajal ndaj Thaçit se Veseli”, tha ai.

Demhasaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se liderët e PAN-it janë marrë vesh që dialogun do ta udhëheq presidenti Thaçi.


“Kur është arritur koalicioni dhe kur janë konstituuar institucionet janë marrë vesh që Thaçi do ta kryesojë dialogun me Serbinë. Thaçi e ka filluar këtë proces, por deri tani kanë dalë një mori problemesh”, tha Demhasaj, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se Thaçi po kërcënon me prishje të qeverisë, pasi Haradinaj edhe Veseli në një far forme nuk po e përkrahin idenë e tij për kufijtë.

“Tash edhe Haradinaj edhe Veseli në një far forme nuk po e përkrahin idenë e Thaçit për korrigjim kufijsh madje edhe vetë rolin e Thaçit si udhëheqës i dialogut. Kjo ka ndikuar që z.Thaçi po i kërcënon tash me prishje të qeverisë dhe madje dërgim të vendit në zgjedhje”, tha Demhasaj.

Ai tha se Thaçi ka fuqi ta bëjë këtë, sepse ka mbështetjen e një grupi deputetësh në Kuvendin e Kosovës.

“Thaçi ka deputetët brenda Kuvendit, që mund ta rrëzojë qeverinë”, tha Demhasaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori