LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: Përplasja Thaçi – Haradinaj, më e ashpra në 20 vitet e fundit (Video)

Demhasaj: Përplasja Thaçi – Haradinaj, më e ashpra në 20 vitet e fundit (Video)

Analisti Arton Demhasaj ka thënë se përplasja Thaçi – Haradinaj është më e madhja që ka ekzistuar në ekzistencën e Kosovës këto 20 vitet e fundit.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë përplasja e krerëve institucional është e ashpër dhe madhe dhe është bartur nga e kaluara.

“Nuk ka ekzistuar një përplasje e tillë institucionale deri më sot. Përplasja mes këtyre dy figurave edhe kur ishin liderë të partive të tyre, ose kur ishin figura të UÇK-së ka ekzistuar nga koha e luftës”.


Analisti ka thënë se kjo përplasje e nuk ka mundur të tejkalohet edhe sot, dhe është bartur në institucione.

“Kjo përplasje si duket asnjëherë nuk është tejkaluar mes tyre, dhe është bartur edhe tash në institucione”, tha ai, përcjell Telegrafi.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1110387972445980/

Demhasaj tha se në fillim Haradinaj i besoi Thaçit drejtimin e dialogut, por në momentin kur ky i fundit e hapi debatin për kufijtë, Haradinaj do ti kthejë dialogun parlamentit.

“Kur Haradinaj erdhe në qeveri, ka thënë se çështjen e dialogut do t’i lë në dorë presidentit. Në momentin kur është vërejt se po diskutohet çështja e kufijve, apo territorit, ai ka kërkuar që këtë kompetencë të kthejë në qeveri, duke i dhënë edhe z.Limaj drejtimin e dialogut. Kjo ka bërë që edhe të kthehen përplasjet mes Thaçit dhe Haradinajt”, tha analisti Arton Demhasaj./Telegrafi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/350444585693613/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori