LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj flet për fushatën zgjedhore, kritikon partitë politike për shkeljen e masave antiCOVID

Demhasaj flet për fushatën zgjedhore, kritikon partitë politike për shkeljen e masave antiCOVID

Reagime të shumta ka pasur javëve të fundit në lidhje me shkeljen e masave anti-COVID në Republikën e Kosovës nga partitë politike të cilat po vazhdojnë të mbajnë tubime me shumë njerëz në qytete të ndryshme të Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, mikrobiologu Lul Raka kanë reaguar për shkeljen e masave anti-COVID nga partitë.


Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare “Çohu” ka thënë gjatë një prononcimi për Telegrafin se çështja më negative e fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është mosrespektimi i masave anti-COVID.

“Partitë politike nuk po i respektojnë masat anti-COVID që janë vendime të Qeverisë që janë marrë, madje edhe Ligjin që është votuar në Kuvend. Grupet e njerëzve që po grumbullohen dhe vizitat e politikanëve nëpër shtëpitë e qytetarëve, duke mos u respektu asnjë masë, duke mos respektuar asnjë masë që vendimet qeveritare dhe ligji parasheh. Në njërën anë qytetarët dënohen për mosmbajtje të maskave në qytet, në anën tjetër politikanët amnistohen komplet. Në këtë aspekt, kjo është çështja ma negative që po e karakterizon pothuajse të gjitha partitë politike”, u shpreh Demhasaj për Telegrafin.

Raka, mesazh partive politike: Jeta e simpatizantëve tuaj është më e vlefshme sesa vota e tyre
Lexo po ashtu Raka, mesazh partive politike: Jeta e simpatizantëve tuaj është më e vlefshme sesa vota e tyre

Duke folur për ashpërsimin e gjuhës së komunikimit dhe fushatës, Demhasaj tha se “duke marrë parasysh që ka polarizim të madh të partive politike, mendoj se ata duhet të kenë shumë kujdes në gjuhën që e përdorin”.

“Kjo pastaj mundet me ndiku që me polarizu edhe elektoratin, apo militanët e partive politike, gjë që shumë lehtë mundet me u shkaktu skandale dhe konflikte të njerëzve. E kemi pasur rastin në Skenderaj, përdorimi i gjuhës së pakujdesshme, nga ana e partive politike apo e individëve të caktuar, shkakton pakënaqësi tek njerëzit që munden me u shndërru në skandale”, tha Demhasaj.

Ai ndër të tjera tha se kandidatët për deputet duhet të jenë të fokusuar në planprogramet e tyre.

“Nuk mendoj që ka pas shumë sulme të ndërsjellta, por edhe ato që kanë ekzistu mendoj se duhet me u eliminu, kandidatët për deputetë në mënyra personale, ose me emra të individëve, ata duhet të koncentrohen në planprogramet e tyre dhe sesi ata e shohin të ardhmen e Kosovës dhe thjeshtë të fokusohen aty, duke mos sulmuar të tjerët, e sidomos në aspektin personal, sepse në aspektin politik, të veprimeve e vendimeve që janë marrur edhe mund të ndodh por jo me kalu të çështje personale. Çështja e programeve, e dimë që nuk është edhe shumë ndikuese edhe e rëndësishme çështja e programeve në këtë rast. Kjo është dëshmu në disa palë zgjedhje të kaluara, kështu që partitë politike më tepër po koncentrohen në retorika të tilla edhe në atë se çka do elektorati e jo çka duhet”, tha Demhasaj.

Duke folur për planëprogramin, Demhasaj tha se nuk po shihet se partitë politike po koncentrohen në planprogramet e tyre.

“Kur flasim për planprogramet, nuk po shohim sidomos Vetëvendosjen që ka me i fitu zgjedhjet nuk po shihet se po koncentrohen shumë në planprogram sepse ata e kanë pa që po i fitojnë zgjedhjet, e pate apo jo një planprogram të shkrum me ua shpërnda qytetarëve nuk është që ndikon shumë ndoshta në rritjen e votave apo mobilizim të votuesve, kështu që janë shndrru një retorikë që po flasin me qytetarët por jo planprogram. Pak a shumë është e njëjta mënyrë si në zgjedhjet e kaluara, duke bërë premtime të shumta. Mendoj që Vetëvendosje do të dal e para në këto zgjedhje, do ta lë shumë larg të dytin, por edhe nuk mendoj se do t’i afrohet as 50 për qindëshit”, u shpreh Demhasaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori