Dëmet nga shiu ua vështirësojnë trajtimin pacientëve me kancer në Klinikën e Onkologjisë

Reshjet e shiut fundjavën e kaluar shkaktuan dëme materiale në Klinën e Onkologjisë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Arsyeja?
Kompanitë e kontraktuara për renovimin e kulmit të kësaj klinike, nuk arritën të kryenin punimet me kohë.
Për pasojë, dokumentet e pacientëve janë dëmtuar, janë prishur disa kompjuterë, janë dëmtuar tavanet dhe muret e zyrave dhe dhomave të pacientëve, që marrin trajtimin për lloje të ndryshme të kancerit në Onkologji.
Më 7 dhe 8 gusht, ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi këtë klinikë dhe pa nga afër dëmet e shkaktuara nga shiu që depërtoi aty.
Kërkesat e pacientëve për terapi, që janë lagur nga shiu, infermieret e Onkologjisë i kanë vendosur pranë dritareve për t’u tharë. Foto:Rrahman Osmani (RFE/RL)
Në kohën kur ka nisur sanimi i dëmeve, nën zhurmën e sharrave e çekanëve, pacientët merrnin terapitë e tyre kundër kancerit.
“Po na pengon [zhurma] pak, por çka të bëjmë. Edhe ata duhet të punojnë”, tha për Radion Evropa e Lirë një paciente e shtrirë në katin e dytë të Onkologjisë.
Shiu shkaktoi dëme edhe në kuzhinën e klinikës, nga ku shpërndahet ushqimi për pacientët.
Dëmet e shkaktuara në kuzhinën e Onkologjisë në QKUK.
Shiu që depërtoi në klinikë ka prekur edhe kabinetin e citostatikëve, aty ku përgatitet terapia për pacientët që trajtohen me kimioterapi.
Kjo ka detyruar stafin të ndryshojë vendin e materialit për përgatitjen e terapisë për pacientët me kancer.
Zyra ku përgatitet terapia për pacientët me kancer.
Në një prej dhomave, ku pacientët marrin terapinë, për shkak të rrjedhjes së vazhdueshme të ujit, janë larguar dy shtretër të pacientëve.
Për renovimin e kulmit të Onkologjisë janë angazhuar dy kompani private. Të pyetur për punën dhe dëmet e shkaktuara në klinikë, përfaqësuesit e kompanisë nënkontraktuese sqaruan se deri te depërtimi i ujit në klinikë erdhi për shkak se kompania kryesore, që ka fituar tenderin për renovim, nuk ka arritur me kohë të sjellë materialin për mbulimin e kulmit dhe prandaj janë shkaktuar dëmet fundjavën e kaluar.
Kjo është dhoma nga e cila janë larguar dy shtretër të pacientëve për shkak të dëmeve të shkaktuara nga shiu.
Por, kompania kryesore, në komunikimet që ka pasur me zyrtarët përgjegjës, ka thënë se masat paraprake mbrojtëse janë marrë, por dëmet u shkaktuan për shkak të erërave të forta.
Mbikëqyrja e punimeve në kulmin e Onkologjisë është në përgjegjësinë e Ministrisë së Ekonomisë.
Kulmi i Onkologjisë, për renovimin e të cilit janë kontraktuar dy kompani.
Njomzaj Blakaj, menaxhere e projektet të efiçencës së energjisë, tha për REL-in se në kontratën e punimeve është specifikuar se gjitha dëmet eventuale të shkaktuar gjatë ndërtimit do t’i marrë përsipër kompania që e ka fituar tenderin.
“Kompania ndërtuese, pas gjendjes së krijuar ka thënë se do t’i bëjë të gjitha sanimet e dëmeve të shkaktuar”, tha Blakaj.
Të njëjtën gjë e kanë konfirmuar edhe përfaqësuesit e kompanive ndërtuese.
Drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) po pret që të bëhet vlerësimi i saktë i dëmeve.
“Ne presim që të bëhet një vlerësim i saktë i dëmeve dhe të rregullohen sa më parë”, tha një nga drejtorët në SHSKUK.
Tavani i dëmtuar në një nga zyrat e Onkologjisë.
Në Klinikën e Onkologjisë, tashmë të dëmtuar nga reshjet e shiut, nga fillimi i vitit e deri në muajin korrik janë kontrolluar 30.000 persona.
Deri po atë muaj, janë konfirmuar 1.224 raste të reja me kancer.
Në këtë klinikë, në vitin 2022 ishin kontrolluar apo kishin marrë shërbime 47.351 persona, ndërkaq 1.736 ishin raste të reja.
Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera të nevojshme për ta.
Brenda 24 orëve, aty mesatarisht marrin shërbime rreth 400 pacientë, që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës.
Shpeshherë, pacientet aty presin në radhë me orë të tëra për të gjetur shtrat për të marrë kimioterapi. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës