Ousmane Dembele në një intervistë për RMC foli për gjithçka që i ka ndodhur në sezonet e fundit.

Ai ka thënë se ka humbur pesë vjetë nga jeta e tij, shkaku që nuk stërvitej si duhet dhe lëndohej shpesh.


"Më duhej të punoja që të luaja dhe të performoja. Doja të isha i shëndetshëm, të isha i shëndetshëm që të mund të luaja dhe më pas të mund të performoja më mirë pak nga pak".

“Stili im i jetesës në vitet e para te Barça? Isha i ri si gjithë të tjerët. Por unë arrita të dal nga kjo situatë. Megjithatë, jo gjithçka është ashtu siç e imagjinonin njerëzit. Nga 2017 deri në 2021 kam humbur kohën time jashtëzakonisht. Kam humbur pesë vjet nga jeta ime”.

Dembele 3

"Kam pasur shumë dëmtime në muskuj. Nëse nuk punon, do të ngecësh. Do të lëndosh veten, nëse nuk forcohesh, më thanë. Me Koeman dhe Xavi u bë më mirë. Që atëherë, nuk kam pasur asnjë lëndim, vazhdojmë të punojmë. Jam mirë, ndihem mirë te Barcelona, ​​kam besimin e të gjithë ekipit, të gjithë klubit dhe jam i lumtur. Tani të gjithë flasin për futbollin, është më mirë”, ka thënë Dembele.

Ai u ndal edhe tek përmirësimi që ka përjetuar që kur Xavi Hernández u ul në stolin e Barçës.

"Me besimin e Xavit, u detyrova të qëndroja. Unë me të vërtetë dua që Barça të fitojë përsëri Ligën e Kampionëve. Kanë kaluar shtatë vjet që kur klubi e fitoi atë."

Screenshot 10 30

“Më kujtohet një takim mes meje dhe Xavi në muajin dhjetor. I thashë se do të firmosja kontratën time”, ka thënë francezi që ka rifituar edhe vendin në ekipin e Francës./Telegrafi/

telegrafi sport app