LAJMI I FUNDIT:

Demaliaj: Albin Kurti i mashtruar si fëmijë pas pushtetit, ka rënë nën kthetrat e Isa Mustafës

Demaliaj: Albin Kurti i mashtruar si fëmijë pas pushtetit, ka rënë nën kthetrat e Isa Mustafës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka komentuar situatën e krijuar politike pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai në një shkrim të bërë në Facebook, i është drejtuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, duke thënë se ai po mashtrohet nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa, transmeton Telegrafi.

“Hirushja( Albin Kurti) i mashtruar si fëmijë pas pushtetit , ka rënë nën kthetrat e shtrigës (Isa Mustafa).
Shumë fmijaq dhe lehtë i mashtrueshëm për pushtet në shtetin që as vet nuk e njeh njësoj sikur fqinji verior, ky far Albini”, ka shkruar ai.


Tutje Demaliaj ka thënë se për Mustafën është shumë e lehtë ta mashtrojë Kurtin.

“Je i humbur o Albin. Isa ty të mashtron sa herë të don se ta ka lexu trurin dhe etjen për pushtet, por s’dua ta teproj më me ty, veç të them se duhet ta mbash mend se Isa po të mashtron o i dituri Albin”, vijon shkrimi i deputetit.

Ndryshe dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje janë shprehur të gatshme për një koalicion parazgjedhor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori