Analisti, Ilir Demalia, i sheh me mjaft shqetësim zhvillimet politike në Kosovës ku kriza politike është bërë njësh me krizën shëndetësore për shkak të pandemisë.
Për Ora News, Demalia thotë se rrëzimi i qeverisë Kurti përkundër çdo rezerve ndaj qeverisjes së tij është zhvillimi më i turpshëm që ka ndodhur në një kohë kur edhe vëmendja e botës është te pandemia.
Me tone të ashpra ai kritikon kastën e vjetër politike që në gjykimin e tij po bën gjithçka për të ruajtur favoret e përfituara nga keqqeverisja kriminale dhe korruptive.
E gjithë kjo panoramë sipas tij dobëson dukshëm pozicionin e Kosovës në Uashington ku lobi serb është shumë më i fuqishëm se ai shqiptar.
Ilir Demalia: Ky zhvillim në Kosovë është i turpshëm, ka kaluar çdo kufij. Kur vjen puna që ne kërkojmë ndihmë nga bota, unë mendoj që po ta nxjerrim vetën jashtë të qenit shqiptarë, kush mund të merret këto ditë? Është jashtë çdo arsyetimi, jashtë çdo logjike dhe mendimi të luftës politike. Ajo çfarë ka ndodhur në Kosovë se u shkatërrua një qeveri pavarësisht se çfarë mund të thonë për Kurtin, jo i majtë, nuk merrem fare.
Por në një situatë kur bota është e tronditur nga coronavirusi, kur bota është e shqetësuar se çfarë po ndodh në vendet e tyre, kur vetë BE është në pikëpyetje, kur Rusia ka interesat e saj të hershme në Ballkan dhe vazhdon dhe sot, kur politika amerikane ka vënë Grenell që është i suportuar nga lobi serb dhe zëvendëspresidentit Mike Pence dhe senatorë të tjerë, kur jemi në prag zgjedhjesh dhe presidenti Trump fali nga burgu ish-Guvernatorin të Illinoisit, Rod Blagojevich.
Të gjitha këto po ti bësh bashkë, se Amerika funksionon dhe me lobe të ndryshme, u interson ai lob që u jep fuqi për vota.Lobi serb është shumë më i madh si numër, shumë më i fuqishëm ekonomikisht dhe me influencë politike shumë më të fuqishme në Uashington se shqiptarët. Kjo sepse edhe shqiptarët në Amerikë ashtu si në Shqipëri janë përçarë në organizata dhe shoqata pa asnjë lloj vlere, qoftë intelekti apo morali.
Një patriotizëm folklorik që nuk ja vlen ta trajtosh. Megjithëse lobi shqiptar ka luajtur rol në pavarësinë e Kosovës me anën financiare, janë dhënë para të mëdha. Megjithëse pavarësia e Kosovës nuk erdhi nga ajo por nga situatat politike që u zhvilluan në atë kohë. Fati i madh ai moment dhe predispozicioni i presidentit Bill Clinton që ndodhi ajo që ndodhi në Kosovë përndryshe sot Kosova nuk e dimë ku do të ishte. Shesim ne këto çlirimtarët e Kosovës.
Ata shumë mirë bënë që morën pushkën dhe dolën dhe pastaj ato pushkë i përdorën si partizanët e ’45 për të marrë prona, për të vjedhur dhe vrarë kundërshtarët e tyre. Tani për të ruajtur këtë gjë të vjedhur, këtë qeverisje kriminale rrëzojnë Kurtin në një situatë të tillë edhe sikur ai të kishte 1000 të këqia, për të ruajtur kashtën e vjedhur dhe abuzimet që kanë bërë me pushtetin, për të mos shkuar më larg.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City