Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Frashër Demaj, ka kërkuar që Serbia të hapë arkivat e saj dhe të marrë përgjegjësinë për krimet e kryera në Kosovë.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për fshehjen e rreth 1,600 personave të zhdukur nga Serbia dhe ndriçimin e fatit të tyre, Demaj tha se mungesa e evidencave për krimet e kryera po paraqet problem për përmbylljen e këtij procesi.
Ai kujtoi se përveç të vrarëve, të masakruarve, të pagjeturve dhe të zhdukurve, Serbia mban përgjegjësi edhe për 20 mijë femra të dhunuara në Kosovë gjatë viteve 1997-1999.
Në emër të grupit parlamentar të LDK-së, ai tha se manipulimi me të pagjeturit është krim i dyfishtë.
Tutje, ai theksoi se pavarësisht punës së vazhdueshme të institucioneve të Kosovës dhe shoqatave të familjarëve të të pagjeturve, ende nuk është zbardhur fati i 1 mijë e 600 e 43 personave të pagjetur. E për këtë, ai kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të përkrahë qeverinë që të përmbyllë këtë proces kaq të ndjeshëm.
“Në këto momente delikate dhe tragjike për shoqërinë tonë, Kuvendi i Kosovës duhet të gjejë gatishmëri për përkrahje të pakushtëzuar për Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që çështja e të pagjeturve të përmbyllet me gjetjen dhe identifikimin e tyre, sepse vetëm kështu tregohemi të përgjegjshëm përballë kësaj tragjedie kombëtare. Nga ana tjetër, Serbia duhet të pranojë përgjegjësinë për krimet e kryera, të dënojë kriminelët dhe t’i kërkojë falje popullit të Kosovës për dhunën, vrasjet dhe masakrat që kanë bërë ndaj qytetarëve të vendit tonë”, tha Demaj, raporton KP.
Ai theksoi se përgjegjësia për krimet e kryera i takon Serbisë, sidomos me gjetjen e varrezave masive në Serbi, ku janë gjetur trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë. Ndërsa u shpreh se krijimi i evidencave për krimet e luftës do të ndihmonte në përmbylljen e këtij procesi.
“Duke iu referuar institucioneve profesionale në territorin e Kosovës dhe në Serbi, janë zbuluar një numër i madh i varrezave masive me trupa të të vrarëve dhe të të masakruarve gjatë luftës. Prej marsit të vitit 2000 janë identifikuar 529 varreza masive, shumica prej tyre në Kosovë. Në këto varreza janë gjetur trupat e pajetë të rreth 4 mijë e 300 personave të vrarë nga ushtria, policia dhe formacionet paraushtarake serbe. Mirëpo, mungesa e evidencave të plota për krimet e kryera gjatë luftës, dhe pamundësia për mbledhjen e dëshmive të plota edhe sot 21 vjet pas luftës, po krijon vështirësi në përmbylljen e këtij procesi të dhimbshëm e të rëndë për familjarët, të ndjeshëm e prekës për shoqërinë tonë dhe mizor për ata që kryen krime të rënda në shekullin e civilizimit”, tha Demaj.
Demaj potencoi se burimet serbe pohojnë se në Serbi ka rreth 7 varreza masive. Teksa potencoi se për zbardhjen e fatit të të pagjeturve duhet të kontribuojë secili qytetar pavarësisht etnisë, institucionet e Kosovës, Serbia si dhe burimet e Tribunalit të Hagës, të cilat kanë krijuar një arkiv për krimet gjatë procesit të gjykimit për krime lufte të kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Indeksi i perceptimit të korrupsionit – Maqedonia në vendin e 88-të së bashku me Kazakistanin dhe Vietnamin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-123606-380x233.png)
Indeksi i perceptimit të korrupsionit – Maqedonia në vendin e 88-të së bashku me Kazakistanin dhe Vietnamin
![Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për Fikrim Damkën dhe nipin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/damka-380x233.jpg)
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për Fikrim Damkën dhe nipin e tij
![Trajtimi më bashkëkohor dhe zgjidhja e përhershme për venat e zgjeruara në “Acibadem Sistina”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/AS_ProshireniVeni_Feb2025_Telegrafi-380x233.png)
Trajtimi më bashkëkohor dhe zgjidhja e përhershme për venat e zgjeruara në “Acibadem Sistina”
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474813508_1577427039628263_4897671784753099026_n-e1739266657157-780x439.jpg)
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Faton-osmani-1-e1739266635292-780x439.jpg)
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-780x439.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht