LAJMI I FUNDIT:

Demahasaj i cili e kishte nënën me simptoma helmimi, rrëfen për situatën kaotike që u krijua në Deçan

Demahasaj i cili e kishte nënën me simptoma helmimi, rrëfen për situatën kaotike që u krijua në Deçan

Drejtori i Organizatës Çohu Arton Demahasaj ka folur për situatën në Deçan në lidhje me helmimet masive.

Demahasaj në “Debat Plus” ka treguar se ditën e  shtunë ka qenë vetë dëshmitarë, kur ka dërguar nënën e tij në QKMF-në e Deçanit.


“Nëna ka pasur simptoma të ngjashme. Në radhë kanë qenë mbi 150 persona me simptoma krejtësisht të njëjta. Pacientët ishin nga fëmijë deri në të moshuar. Problemi ishte se qendra ishte shumë e vogël dhe ka shumë pak kapacitete. Në punë ishin vetëm dy mjekë pasi ishte ditë vikendi”, rrëfen Demhasaj, përcjell Telegrafi.

“Njerëzit është dashur të presin në radhë në fillim për t’u kontrolluar nga mjeku, e më pas të blinin terapinë e më pas të prisnin për të marrë terapinë nëse lirohej ndonjë shtrat”.

Demhasaj thotë se situata nuk do të duhej të politizohej por sipas tij, reagimi i shtetit ishte i vonuar.

“Situata ka filluar të premten, derisa vetëm sot ishin vizitat e para”.

Analisti thotë se vërshimet kanë ndodhur të premten pasdite derisa sipas tij rastet janë paraqitur të premten nga mëngjesi.

“Për pesë ditë institucionet kryesore shtetërore do të duhej të kishin një ide”.

Demhasaj thotë se numri i të infektuarve është shumë më i madh se që janë raportuar pasi ka pasur të tillë që ndihmë kanë kërkuar në ordinanca private.

“Terapitë në QKMF janë shpenzuar. Por rreziku ishte se edhe në barnatore janë shpenzuar pasi nuk e kanë pritur një rast të tillë”.

Demhasaj ka sqaruar edhe situatën humanitare sa i përket furnizimit me ujë.

“Unë kam qenë vet prezent. Në momentin kur ka dalë lajmi se uji nuk duhet të përdoret për pije, ka pasur një fluks të madh të njerëzve në markete për të blerë ujë. Në ato momente është shfaqur edhe mungesa e ujit të pijshëm, pasi edhe marketet nuk kanë qenë të përgatitura për atë situatë”, tregoi më tutje Arton Demhasaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori