LAJMI I FUNDIT:

Dell prezanton Inspiron 11, laptopin me ekran të ndjeshëm në prekje

Dell prezanton Inspiron 11, laptopin me ekran të ndjeshëm në prekje

Dell ka prezantuar modelin e ri të laptopit - Inspiron 11, i cili vjen me ekranin e ndjeshëm me diagonalen prej 11.6 inç, dhe mund të blihet për një kosto jo shumë të lartë, e cila arrin në 349 dollarë.

Dell Inspiron 11 është me procesorin e linjës Advanced Micro Devices, përaktësisht llojin e procesorit të shumë-përfolur Haswell.

Laptopi i ri i Dell posedon edhe baterinë e cila mund të zgjasë deri në 8 orë pune aktive, Windows 8.1 dhe versionin e ri të paketës Microsoft Office.

Inspiron 11 përmban edhe llojin e ekranit që mbështetet në Gorilla Glass, portet për USB 3.0, kamerën e përparme dhe portin për HDMI. / Telegrafi /