LAJMI I FUNDIT:

Deliu frikësohet për ardhmërinë e fëmijëve të saj, në qeverisjen e Kurtit

Deliu frikësohet për ardhmërinë e fëmijëve të saj, në qeverisjen e Kurtit

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka përdorur “ardhmërinë e fëmijëve të saj” për të dhënë një argument pse Lëvizja Vetëvendosje nuk bënë të udhëheqë me vendin.

Në një debat në televizionin publik RTK, deputetja  Deliu, duke replikuar me nënkryetaren dhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është parti së cilës mund t’i besohet formomi i Qeverisë, duke iu referuar veprimeve gjatë protestave dhe seancave me gaz në legjislaturën e kaluar të Kuvendin.


“Personalisht frikësohem  për të ardhmen  fëmijëve të mi në një Qeveri që do të qeveriset nga Albin Kurti. Unë personalisht kam frikë që Dardan Molliqaj do të merr një pozicion për të ardhmen e fëmijëve të mi ”, ka thënë Deliu, duke iu referuar publikimeve të  PDK-së për “aktivistët e VV-së të punësuar në Komunën e Prishtinës”.

Vetëvendosje ka sqaruar se “lista me aktivistë të VV-së të punësuar në Komunën e Prishtinës”   janë vetëm persona të angazhuar nga Komuna për “të kryer punë të caktuar në një periudhë të caktuar dhe jo të punësuar”.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori