Klubi gjerman, Bayern Munich ka dërguar një delegacion në Angli për të finalizuar marrëveshjet me Liverpoolin për transferimin e sulmuesit Sadio Mane.

Bayern, pasi u refuzuan dy oferta, tani ka paraqitur një ofertë të tretë për senegalezin i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Anfield.


Sipas mediumit The Times, Bayerni tani ka dërguar një delegacion në Merseyside për bisedime ballë për ballë me drejtuesit e Reds.

Bayerni është i përgatitur të përmbushë çmimin e kërkuar prej 50 milionë eurosh nga Liverpooli.

Në anën tjetër, senegalezi Mane tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale disa javë më parë.

Marrëveshja e tij me Liverpoolin është gati të hyjë në vitin e fundit dhe për këtë klubi nga Bavaria hezitonte të paguante shifrën e kërkuar.

Liverpooli nuk ka qëndruar duarkryq gjatë kësaj kohe, pasi ka arritur marrëveshje për transferimin e Darwin Nunez nga Benfica. /Telegrafi/

telegrafi sport app