LAJMI I FUNDIT:

Delawie: Të luftohet korrupsioni dhe të depolitizohet arsimi

Delawie: Të luftohet korrupsioni dhe të depolitizohet arsimi

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova si dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie kanë marrë pjesë në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian.

Shefja e zyrës së BE-së, Apostolova me këtë rast tha se janë të gatshëm  të mbështesin Planin për drejtësinë për vitin 2018.


“Fokusi do të mbetet në amendamentet e procedurës penale, që kanë të bëjnë me suspendimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të cilët janë të ndëshkuar për veprat penale. Miratimi i ligjit kundër konfliktit të interesit. Miratimi i ligjit për prokurorinë shtetërore, për të forcuar zyrën e Prokurorisë speciale. Miratimi i Ligjit për përgjegjësinë e gjykatëseve dhe ndryshimi i ligjit që ka të bëjë me konfiskimin. Sa i përket suspendimit apo shkarkimit  të zyrtarëve publik për korrupsion,  do tu rekomandoj fuqimisht që këto ndryshime të jenë të miratuara ndaras. Do të kërkoj një përshpejtim më të shpejtë të zbatimit të kësaj, që të veproj kundër zyrtarëve të korruptuar. Kjo është arritja më e madhe e Kosovës”, tha Apostolova.

Apostolova po ashtu ka folur dhe për arsimin në Kosovë, për të cilin tha se  duhet fuqizohet MASHT-i, me qëllim të zbatimit të reformave të duhura dhe se fokusi duhet të jenë në cilësi.

Ndërkaq, ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie tha se duhet të ndërmerren vendime të rëndësishme për reformën e trupave kundër korrupsionit dhe sektorit të drejtësisë.

Ai foli edhe për arsimin në Kosovë, për të cilin tha se duhet të depolitizohet.

“Ka ardhur koha që të kaloj ligji për prokurorinë disiplinor. Ky do të jetë një hap i vazhdueshëm për të siguruar kontrollin e pushtetit, transparencën dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Dhe për të siguruar që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, sepse kjo është e domosdoshme për luftimin e korrupsionit dhe për ndërtimin e besimit të opinionit publik në institucionet e drejtësisë dhe institucionet kosovare. Fundja asnjë rritje e zhvillim ekonomik nuk mund të mendohet pa këtë. Tash duhet që të vazhdojmë me punën tonë të njëmendshme që integrimi në veri të bëhet sa më i përshtatshëm dhe funksional. Kjo nënkupton që stafi të ketë trajnimin e duhur, përkthimi i dokumenteve të bëhet siç duhet dhe të kemi një integrim të njëmend në këtë sektor. Po ashtu duhet të kemi dhe projekte të tjera që ka duhet të vazhdojmë reforma në sektorin e edukimit,  ashtu që të rinjtë e Kosovës të marrin vendin  e duhur në ekonominë e Kosovës. E para duhet të bëhet depolitizimi i rekrutimit të të gjithë përfshirë dhe drejtorëve të arsimit nëpër komuna”, tha Delawie. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori