LAJMI I FUNDIT:

Del në konsultim publik Draft Strategja për Drejtësi Tranzicionale

Del në konsultim publik Draft Strategja për Drejtësi Tranzicionale

Ministrja e Drejtësisë, Albuena Haxhiu, ka thënë se Strategjia për Drejtësi Tranzicionale dhe themelimi i Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë janë objektivat kryesore në kuadër të ballafaqimit me të kaluarën.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se nga sot kanë proceduar në konsultim publik Draft Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale të cilën mund ta gjeni në linkun: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php.

“Marrë parasysh rëndësinë e këtij dokumenti strategjik, ju bëj thirrje të gjithëve që deri me datë 2 qershor 2023 të dërgoni në emailin zyrtar komentet, sugjerimet apo rekomandimet e juaja, të cilat do të adresohen nga Grupi Punues i ngarkuar me hartimin e kësaj Strategjie. Qëllimi i Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale është krijimi i një platforme strategjike nëpërmjet së cilës Kosova synon realizimin e të drejtave të viktimave për gjetjen e së vërtetës për të kaluarën, drejtësinë, reparacionet, dhe garantimin e mos-përsëritjes të krimeve nga e kaluara”, ka shkruar Haxhiu.


Sipas saj, Draft Strategjia është hartuar nëpërmjet konsultimeve publike me grupet e viktimave të luftës, institucionet relevante dhe grupet e tjera të interesit.

“Në bashkëpunim me Integra dhe NSI, janë organizuar 30 fokus grupe me viktimat dhe përfaqësuesit e tyre nga të gjitha komunitetet, gratë, të rinjtë dhe studentët, punonjësit e sektorit privat, aktivistët e të drejtave të njeriut, punonjësit e arsimit, intelektualët, gazetarët, komunitetet fetare në Kosovë, profesionistët ligjor, sektori i sigurisë, dhe punëtorët social. Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në fokus grupe është 465, me pjesëmarrje të barabartë mes grave dhe burrave”, shkruan ajo.

Ndër të tjera ajo ka thënë se ky proces është mbështetur nga Ambasada Holandeze dhe përveç kontributit të Grupit Punues, drafti është konsultuar edhe me ekspertë ndërkombëtar të drejtësisë tranzicionale, mbështetur nga Ambasada Zvicerane.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori