Një i ri indian i cili kishte filluar të “qante gjak” që kur ai ishte vetëm 10-vjeç i është vënë emri ‘djali Stigmata’.
Kjo gjendje misterioze mjekësore do të thotë se Akhilesh Raghuvanshi, tani 13, përcjell Telegrafi, nxjerr gjak nga veshët e tij, sytë, goja, këmbët dhe vija e flokëve të tij, deri në dhjetë herë në ditë.
Gjendja e dhimbshme e Akhilesh, i cili sheh gjakderdhje nga trupi i tij, edhe pse ai nuk ka qenë i prerë ose i gërvishtur, e ka lënë atë me lodhje ekstreme dhe migrenë rrënuese.
Prindërit e tij fillimisht menduan se djali i tyre vuante nga dehidrimi, kur ai filloi të rridhte gjak nga hunda e tij, tre vjet më parë – por ata shpejt e kuptuan se ishte diçka më serioze.
Madje, përcjell Telegrafi, edhe mjekët janë të habitur se pse gjaku i tij fillon të rrjedh nga trupi i Akhilesh, edhe pse ata mendojnë se ai mund të vuajë nga një gjendje tepër e rrallë, e njëjtë me haemolacria – ku njerëzve, në vend të lotëve, u rrjedh gjak.
Vetëm një grusht njerëzish rreth globit besohet se vuajnë nga stigmata – një emër i dhënë mundimeve që imitojnë ato që Jezu Krishti besohet të ketë pësuar gjatë kryqëzimit.
Akhilesh, nga Ashoknagar në Madhya Pradesh, është studiuar nga mjekët e një instituti të shkencave mjekësore në Indi, por ata nuk kanë mundur të japin një diagnozë zyrtare rreth gjendjes së tij.
Dhe nxënësi është i dëshpëruar për të gjetur shërim.
Ai tha: “Më rrjedh gjak nga sytë, duart, koka – nga të gjitha anët. Qes gjak nga veshët, hunda dhe sytë, gjtiashtu. Kur më del gjak nga veshët, ndiej të nxehtë”.
“Më ndodh një herë, ndonjëherë edhe 10 herë në ditë. Ndonjëherë, gjakderdhja ndalon dhe nuk më paraqitet për muaj të tërë”.
“Por, në 15 ditët e fundit kam gjakderdhje pothuajse të përditshme.
“Kjo nuk më shkakton dhimbje kur fillon gjakderdhja, por më bën të lodhur dhe ndonjëherë kam dhimbje koke”.
Pasi mjekët në Indi kishin mbetur të habitur, babai i tij, Arun, një fermer, bëri thirrje për mjekët anembanë botës për të ndihmuar trajtimin e gjendjes së djalit të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame