Del Bosque: Messin e doja te Spanja, por ai na refuzoi dhe zgjodhi Argjentinën

Vicente Del Bosque ka zbuluar se ai do të pëlqente të kishte trajnuar Lionel Messin me ekipin kombëtar spanjoll, por argjentinasi vendosi t'i refuzojë duke zgjedhur kombëtaren e tij.
Ylli i Barcelonës kishte të drejtë të luante për Spanjën, por vendosi të përfaqësonte Argjentinën, vendin e lindjes së tij.
Për këtë ka folur edhe trajneri legjendar spanjoll, Del Bosque, i cili gjithashtu ka thurë elozhe për sulmuesin e Barcelonës.
"Messi do t'i shtonte vlerë ekipit kombëtar spanjoll", ka thënë fillimisht Del Bosque për Radio Villa Trinidad.
"Unë këmbëngula se Federata Spanjolle e Futbollit bëri gjithçka që mundën për të provuar që Messi të luante për Spanjën, por Lionel nuk donte dhe na refuzoi, sepse donte të luante për vendin e tij".
"Ardhja e Messit në skuadrën tonë nuk do t'i kishte përkeqësuar gjërat, vetëm do të kishte qenë për të mirë".
"Messi është Messi dhe ka vetëm një. Nuk e di nëse do të kishim fituar më shumë, por jam i sigurt se ai nuk do të na dëmtonte, por do të na përmirësonte edhe më shumë", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/













































