LAJMI I FUNDIT:

Deklarohet për herë të parë presidenti i federatës spanjolle për skandalin e shkaktuar pas finales së Botërorit

Deklarohet për herë të parë presidenti i federatës spanjolle për skandalin e shkaktuar pas finales së Botërorit

Presidenti i Federatës së Futbollit Spanjoll, Luis Rubiales ka pranuar se ai ka bërë një gabim duke i dhënë një puthje të padëshiruar yllit spanjoll Jennifer Hermoso pasi 33-vjeçarja mori medaljen e saj të artë pas fitores së ekipit në finalen e Kupës së Botës për gra ndaj Anglisë të dielën.

Rubiales është përballur me kritika të ashpra për incidentin, me politikanët dhe gazetarët që e kanë cilësuar sjelljen e tij “të papranueshme” dhe “thjesht të neveritshme”.

“Ka një ngjarje për të cilën duhet të pendohem, e cila është gjithçka që ndodhi mes lojtares dhe meje, me një marrëdhënie madhështore mes nesh të dyve, njësoj si me të tjerët”, ka thënë krue i federatës spanjolle.


Deklarohet për herë të parë lojtarja e Spanjës që u puth nga Luis Rubiales derisa po pranonte medaljen e Kupës së Botës
Lexo po ashtu Deklarohet për herë të parë lojtarja e Spanjës që u puth nga Luis Rubiales derisa po pranonte medaljen e Kupës së Botës

“Dhe mirë, me siguri kam bërë një gabim, duhet ta pranoj këtë. Në një moment ngazëllimi, pa ndonjë qëllim të keq, ndodhi ajo që ndodhi – mendoj në një mënyrë shumë spontane. E përsëris, nuk ka pasur mendime të këqija mes asnjërit prej nesh”.

“Këtu nuk e kuptuam sepse pamë diçka të natyrshme, normale dhe në asnjë mënyrë. Por, jashtë flluskës, duket sikur është kthyer në një stuhi dhe kështu, nëse ka njerëz që janë ndjerë të ofenduar, më duhet të them se më vjen keq”, ka shtuar më tej ai.

Rubiales ishte në skenë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s pas finales, së bashku me personalitete të tjera, duke përfshirë presidentin e organit drejtues botëror të futbollit, Gianni Infantino, mbretëreshën e Spanjës – Letizia dhe kryeministrin australian Anthony Albanese.

Nuk është i vetmi skandal nga Rubiales - akuzohej më parë edhe për orgji me para të federatës spanjolle
Lexo po ashtu Nuk është i vetmi skandal nga Rubiales - akuzohej më parë edhe për orgji me para të federatës spanjolle

Video tregon Rubiales duke përqafuar Hermoson, më pas duke i vendosur të dyja duart në kokë para se ta puthë. Më pas ai e përkëdhel në shpinë ndërsa ajo largohet.

“Hej, nuk më pëlqeu, eh”, kishte thënë Hermoso teksa me sa duket u përgjigjet pyetjeve në lidhje me incidentin në një video live në Instagram – një klip i së cilës u shpërnda nga gazetarja spanjolle Irati Vida në X, platforma e njohur më parë si Twitter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori