LAJMI I FUNDIT:

Deklarohet avokati i zyrtarit të AKI-së, i cili u arrestua nën dyshimet për zbulim të informatave sekrete

Deklarohet avokati i zyrtarit të AKI-së, i cili u arrestua nën dyshimet për zbulim të informatave sekrete

Avokati Fanol Krasniqi, i cili po e mbron zyrtarin e AKI-së që u arrestua për dyshimet e nxjerrjes së informacioneve konfidenciale, ka folur në lidhje me dyshimet në të cilat është i implikuar klienti i tij.

Ai tha se zyrtari i AKI-së po dyshohet se ka nxjerrë disa informacione konfidenciale dhe për këtë shkak ndaj tij sot është kërkuar masa e paraburgimit.


“Ai dyshohet se i ka nxjerrë disa informacione konfidenciale. Detyra e klientit tim është IT dhe detyrë e tij është që çdo hard disk ta analizoj dhe t’i zbrazë ato dokumente dhe t’i jepet prapë në punë organit ku punon. Para ca muajve ai ka pranuar disa hard disqe me të dhëna dhe i ka pastru dhe i ka formatizu siç është përcaktuar me ligj”, tha Krasniqi, për Kallxo.com.

Ai shtoi se tashmë janë në pritje të vendimit të Gjykatës nëse do të shqiptojë ose jo masën e paraburgimit.

Sipas Krasniqit kërkesa e Prokurorisë mbështet në disa prova të cilat një herë ishin konfiskuar e më pas lëshuar për tu konfiskuar sërish dje gjatë ditës.

“Kërkesa e Prokurorisë u mbështet në disa prova material si kompjuteri, CD, USB, këto prova janë sekuestruar dhe të njëjtat u janë kthyer përsëri në shtëpi. Kurse dje prapë ato prova Iu kanë konfiskuar për ta dëshmuar se ndaj tij ka nisur procedura penale”, tha Krasniqi.

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione të klasifikuara dhe rrezikoi sigurinë e shtetit
Lexo po ashtu Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione të klasifikuara dhe rrezikoi sigurinë e shtetit

Dje gjatë ditës M.K, zyrtar i AKI-së u arrestua nën dyshimet për nxjerre të informacioneve sekrete.

Ai po dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare ka kryer veprat penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, keqpërdorim i informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim i informacionit të klasifikuar, fotografime dhe incizime të paautorizuara.

Sipas njoftimit punonjësi i AKI-së është arrestuar  si rezultat i bashkëpunimit të Prokurorisë së Prishtinës me AKI-në dhe Policinë e Kosovës.

“Pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës, sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M. K., ish-punonjës i AKI-s”, thuhet në njoftim

Tutje sipas njoftimit thuhet se dyshimi i bazuar se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori