Agjencia kundër Korrupsionit përgjatë muajit janar 2022, pasi ka përfunduar hetimet në aspektin administrativ, ka trajtuar 298 raste të lidhura me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit për procesin e deklarimit të pasurisë, parandalimin e konfliktit të interesit, parandalimin e korrupsionit në prokurimin publik dhe raste te tjera të trajtuara sipas detyrës zyrtare.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Agjencia Kundër Korrupsion.
Në këtë komunikatë sqarohet se gjatë muajit janar 2022, Agjencia kundër Korrupsionit ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake për 167 raste, dy kallëzime penale dhe 1 informatë janë finalizuar në janar, ndërsa janë dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit në shkurt, si dhe një informatë është dorëzuar në Policinë e Kosovës.
“Në raport me veprimet për Kontrolli i plotë të pasurisë, AKK, ka përfunduar kontrollit e plotë të pasurisë për 80 raste, 20 nga rastet i janë nënshtruar kontrollit të plotë të pasurisë, janë bartur për hetim të mëtutjeshëm, ndërsa, për dy raste është hapur procedura, pas pranimit të denoncimeve”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, në aspekt të parandalimit të konflikti të interesit, gjatë muajit janar 2022, AKK ka iniciuar 12 raste të reja, ka ofruar 9 përgjigje për subjektet që kanë adresuar kërkesa për sqarim te situatave të dyshuara për konflikt të interesit, si dhe janë mbyllur 9 raste tjera të trajtuara, nga të cilat një me dorëheqje të zyrtarit të lartë nga një funksion publik.
“Përkitazi me fushëveprimin ligjor, AKK ka ofruar 9 përgjigje për të gjitha subjektet që kanë adresuar kërkesa për ofrimin e përgjigjeve në AKK, për parandalimin e konfliktit të interesit” thuhet në komunikatë, ku po ashtu bëhet e ditur se rastet e raportuara për korrupsion, janë pranuar në mënyrë direkte nga subjekte të ndryshme, nëpërmjet platformës elektronike RAPORTO KORRUPSIONIN, adresës elektronike info@akk-ks.org si dhe numrin e telefonit +383 (0) 200 10 715.
“Në kuadër të koordinimit të veprimeve të AKK-së në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit, Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj, ka theksuar se prioritet i Agjencisë do të jetë forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së AKK-së për të ofruar paanshmëri dhe besueshmëri për të gjitha subjektet në raportimin e rasteve korruptive”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?