Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka folur në një konferencë për shtyp pas raundit të fundit të bisedimeve të sotme midis Ukrainës dhe Rusisë në Antalia të Turqisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kuleba thotë se të dy palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për të kërkuar një zgjidhje për çështjet humanitare në terren në Ukrainë.
Ai thotë se do të ishte i gatshëm të takohej sërish “në këtë format nëse ka perspektiva për një diskutim thelbësor dhe për të kërkuar zgjidhje”.
Kuleba ka shtuar se beson se kur takohen dy ministrat e jashtëm ata kanë mandatin të negociojnë çështjet e paqes dhe sigurisë.
Ai ka shtuar: “Unë jam gati të vazhdoj këtë angazhim me qëllimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, për të ndalur vuajtjet e civilëve ukrainas dhe për të çliruar territoret tona nga forcat pushtuese ruse”.
Ndërsa Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, ka bërë të ditur se ai diskutoi çështje humanitare me homologun e tij ukrainas, duke përfshirë atë që “trupat po bëjnë për të mbrojtur civilët”.
Po sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lavrov akuzoi gjithashtu “nacionalistët” ukrainas për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.
Ministri tha gjithashtu se janë diskutuar korridoret humanitare në Ukrainë, duke shtuar se ato rrugë janë duke u përcaktuar nga ekipe nga secili vend.
Furnizimi me ushqime dhe stabiliteti i çmimeve në Evropë ishte gjithashtu në agjendë, u tha ai gazetarëve.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga BBC nëse një armëpushim do të ishte i mundur, Lavrov tha se “operacioni special ushtarak” do të vazhdojë dhe se Vladimir Putin thotë se strategjia e tij do të planifikohet.
Kryediplomati rus tha gjithashtu se duke i ofruar ndihmë mbrojtëse Ukrainës, Perëndimi “po sillet në mënyrë të rrezikshme”.
“Ne nuk e sulmuam Ukrainën”, pretendon ai, duke shtuar se “Rusia po kërcënohej dhe duhej të mbronte rajonet e Donetsk dhe Luhansk, të cilat Rusia i sheh si të pavarura nga Ukraina”.
Në një pyetje në lidhje me bombardimin e një spitali në Mariupol nga CNBC, Lavrov tha se media nuk kishte dhënë një histori të ekuilibruar për atë që kishte ndodhur dhe se ndërtesa ishte bosh nga pacientë dhe nën kontrollin e “radikalëve” ukrainas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova